X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :

Ne jemi edhe në rrjetin social "Facebook", bashkohuni edhe Ju!

Showing posts with label Çështja Kombëtare. Show all posts
Showing posts with label Çështja Kombëtare. Show all posts

Kurti-Qeverisë: Lironi aktivistët; ndaloni bisedimet për ndarjen e Kosovës dhe filloni ato për Bashkimin me Shqipërinë!

Rreth 60 bluza që mbanin emrat e aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar nga Policia e Kosovës në protestën e një dite më parë, janë vendosur në rrethinat e ndërtesës së qeverisë së Kosovës. 

Aktivistë të këtij subjekti kanë mbajtur një protestë paqësore, siç kanë thënë, kundër dhunës së ushtruar nga Policia e Kosovës. Ata kanë kërkuar lirimin e aktivistëve të lëvizjes, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë para të pranishmëve se në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova do të duhej të bashkohej me Shqipërinë e jo të bëjë dialog me Serbinë për veriun.

“Kryeministri Thaçi ka filluar dialogun politik që e quan normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në mënyrë që Serbia të avancojë drejt BE-së, ku pritet që të fillojnë negociatat për anëtarësim. Në njërën anë ai po i jep Mitrovicën dhe veriun, ndërsa në anën tjetër po ia bën më të shpejtë dhe më të lëmuar rrugën për të ecur drejt BE-së”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti ka ftuar policët që të mos respektojnë urdhërat, që sipas tij, i instrumentalizojnë ata. Ndërsa kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është përgjigjur deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

“Hashim, liroji personat që janë burgosur nën urdhërin tënd, liroji personat që dikur kanë dhënë familjen për UÇK-në, liroji personat nga të cilët ke marrë armët për të luftuar”, ka thënë Selimi.

Pas dy orë protestë, aktivistët e Vetëvendosjes janë shpërndarë të qetë, ndërsa kanë paralajmëruar edhe protesta tjera për të kundërshtuar dialogun.

Berisha; tallet me Shqiptarët; flet për "Bashkim Kombëtar" në BE dhe natyrisht për rritje ekonomike imagjinare!

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbledhur sot pasdite kabinetin e tij qeverisës për të miratuar disa vendime që lidhen me financimin e një sërë veprimtarish për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë. Kreu i qeverisë e ndali vëmendjen tek vizita e tij në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë. Nndërsa tha se u prit atje në mënyrë vëllazërore dhe se bashkimi kombëtar është i pandalshëm.

“Ky proces i bashkimit kombëtar është i pandalshëm, është ideali i qindra e mijëra shqiptarëve të rënë për liri dhe dinjitet kombëtar. Ëndrra e tyre pret të realizohet ndaj edhe duhet të bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen mirë, të mos ndjehen të shkëputur nga kombi, kudo që ndodhen janë një shumicë etnik dhe gjeografike”, tha Berisha.

Kryeministri shtoi se “Energjia bashkuese e kombit të sublimohet në vlera të mëdha ndaj edhe motoja të bashkohemi me njëri-tjetrin në BE, duhet t’i frymëzojë më shumë shqiptarët”, tha ai duke ndjekur kështu të njëjtën vijë me subjektet e tjera politike shiko: AK-në...

Berisha tha më tej se “shtatorja e ngritur në Shkup është nderimi më i madh që i bëhet figurës së Hasan Prishtinës”.

Kreu i qeverisë e ndali vëmendjen e tij edhe tek rritja ekonomike për 3 mujorin e dytë të këtij viti. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, Berisha shtoi se ekonomia doli nga plogështia, madje tejkaloi edhe parashikimet e FMN.

"Në 3 mujorin e dytë kemi pasur rritje ekonomike, saqë ekonomia doli nga një plogështi e diktuar. Rritja në tremujorin e dyte ishte 2.1 për qind nuk them se kjo është rritja më e mirë, por në vazhdim ne presim më shumë rritje në tremujorin e 3 dhe të 4. Kjo rritje dëshmoi vitalitetin e ekonomisë. Rritja është 4 herë më të madhe se ajo që parashikon FMN si rritje vjetore”, tha Berisha.

Kosovë, arrestohet deputetja e VV ndërsa tre civilë janë plagosur!

Mbi 100 aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e të cilëve edhe disa nga deputetët e partisë, e kanë rrethuar selinë e Qeverisë, duke kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes për privatizimin e Distribuconit për Furnizim me Energji elektrike. 

Aktivistët synojnë të depërtojnë tek ndërtesa por kanë hasur në pengesën e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimeve te Vetevendosjes, gjate ketij aksioni ka patur edhe tre persona te plagosur.

Vetëvendosje ka njoftuar se autoritetet e rendit kanë arrestuar deputeten e kësaj lëvizjeje Albana Gashi.

AK-ja, Partia "Kombëtare" dhe programi i sajë "anti-Kombëtar"; propozon "Bashkim Shpirtëror" dhe "Bashkim Kombëtar në BE" në vend të Bashkimit Territorial!


Surpriza e rradhës (dhe aspak e këndshme) e Aleancës Kuq e Zi; Sonte në faqen e sajë zyrtare në rrjetin social Facebook, AK-ja, njoftoi se web-faqja e sajë zyrtare është tashmë online, dhe ftonte mbështetësit e sajë ta vizitonin për tu informuar rreth programit politik të sajë! Gjëja e parë që të bie në sy, është pa dyshim kontradikta dhe asimfonia midis deklaratave verbale dhe atyre të shkruara; shembulli i parë:

“Aleanca KuqeZi është e vetmja alternativë mbarëkombëtare e cila do t'i bashkojë shqiptarët si një shtet në Bashkimin Europian.”

Atëherë, në këtë fjali, e cila gjendet e shkruar me gërma të mëdha në web-faqjen zyrtare të kësajë partie, që pa dyshim duket sikur me krenari, këta demagogë e deklarojnë zyrtarisht qëndrimin e tyre karshi Çështjes Kombëtare, që nuk  ka asnjë llojë ndryshimi nga ato çka propozojnë Partitë e tjera këto 20 vjet e kusur tranzicion. Ata flasin për “Bashkim Kombëtar” nëpër emisione dhe tubime, manifestojnë me Flamurin Kombëtar, dhe flasin për mbrojtje të interesave Kombëtare dhe për plotësimin e ëndrrës shekullore të krejt Kombit tonë... Bashkimin e trojeve Shqiptare në një Shtet... POR tashmë retorika e tyre ka ndryshuar; duke nxjerrë fytyrën e tyre të vërtetë, që e vetmja gjë që u interesojnë janë votat dhe aspak Kombi!


Rrëzim i Qeverisë në vend të aleancës për bisedime me Serbinë (VIDEO)


Sot lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media në lidhje me rezolutën e propozuar  nga PDK, AAK dhe grupet e koalicionit qeverisës.
Në këtë konferencë folën Glauk Konjufca, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe Shpend Ahmeti, nënkryetar i VETËVENDOSJE!-s.

Më poshtë janë qëndrimet e paraqitura në konferencë.

Kur po vjen rezoluta për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?
Në kohën kur Qeverisë së Hashim Thaçit po i lëkunden themelet në njërën anë nga zërat e brendshëm kritik brenda PDK-së; në kohën kur deputetët e pakënaqur po e braktisin koalicionin qeverisës; në kohën kur Lëvizja VETËVENDOSJE! po përpiqet që t’i bashkojë subjektet opozitare për t’i dhënë fund mandatit të kësaj Qeverie të korruptuar përmes një mocioni të mosbesimit i cili ende është në fuqi dhe të cilit kanë kohë t’i bashkohen ende subjektet opozitare.

Kush po i ndihmon kësaj Qeverie?
AAK-ja që ia mundësoi kësaj Qeverie vazhdimin e procesit të privatizimit dhe shpronësimin kriminal të qytetarëve të Kosovës nga pasuria jonë publike, tash po i bashkohet Qeverisë për negociata me Serbinë. Pikërisht këtë më së shumti e do pushteti, që t’i shërbesh pa të shpërblyer fare. Që t’i shërbesh deri sa je në opozitë. E kjo ndodh vetëm në Kosovë.

Çfarë përmban Rezoluta?
Në këtë rezolutë flitet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pra, vetë propozuesit e rezolutës, në këtë rast PDK, AAK dhe satelitët tjerë, e kanë pranuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë abnormale. Asnjë fjalë të vetme në atë Rezolutë nuk e kemi se përse ato marrëdhënie nuk janë normale? Dihet se çka ka bërë Serbia në Kosovë. E përkundër këtij fakti tash po thërrasin në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, thua se ka ndryshuar diçka në Serbi, apo ka ndryshuar diçka që këta t’i bëjë që të jenë më të hapur ndaj Serbisë.
Në fakt ka ndryshuar diçka, por ka ndryshuar vetëm për të keq. Pra, Serbia vazhdimisht mban politikën e njëjtë, nuk pendohet për krimet që i ka bërë, e për me keq tani kthen në pushtet Tomislav Nikoliçin.

Rezoluta thotë se si duhet të jenë rezultatet e dialogut. Pra, që ato të jenë në përputhje me Kushtetutën, sovranitetin, integritetin territorial e kështu me radhë. Çështja themelore që shtrohet është: a mos vetë hyrja në këtë dialog ku do të flitet për Kosovën e për integritetin territorial të Kosovës, do të flitet për veriun e për problemet e brendshme të Kosovës, është antikushtetues, është kundër sovranitetit, është kundër shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës? Nuk kemi çka të flasim se cilat do të jenë rezultatet, por duhet të flasim se cili është kuptimi i hyrjes në këtë dialog. E kjo rezolutë na e bën të qartë.

Cënim i sovranitetit është që sot po qëndron në Kosovë Vulini, kryetari i zyrës së Serbisë për Kosovën, pa leje të autoriteteve të Kosovës, në kundërshtim me ligjet, në kundërshtim me sovranitetin dhe integritetin territorial. Ai po bën propagandë tek qytetarët serb se si mos ta njohin shtetin e Kosovës. Veprimtaria e strukturave kriminale të Serbisë brenda Kosovës në veri e kudo ku munden, është cënim i sovranitetit. Mos të na flasin se si sovraniteti “mund të cënohet”, sepse sovranitetin po lejojnë çdo ditë që të na cënohet. E, kjo nuk zgjidhet duke biseduar me Serbinë, por duke e marrë në duar mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës.
Çfarë është kundër sovranitetit dhe shtetësisë, është hyrja në këtë dialog. Sepse në të do të flitet vetëm kundër shtetësisë sonë, për të bërë kompromis mbi territorin tonë, për ta koncesionuar pavarësinë tonë. Nëse e shihet kjo Rezolutë, ajo nuk përmban kurrfarë kushti.

Paligjshmëria e Rezolutës
Deri para pak ditësh kusht ishte zbatimi i marrëveshjeve nga Serbia. Tash marrëveshjet po i mbesin vetëm Kosovës. Serbia nuk i zbaton. Kurse këta prapë detyrohen të shkojnë në një dialog me Serbinë pikërisht ashtu qysh po kërkon Serbia. Kjo Rezolutë është kundër demokracisë parlamentare. Ajo është e paligjshme. Rezoluta e PDK-së është e paligjshme sepse në fuqi është Rezoluta për të pagjeturit. Është e paligjshme sepse në fuqi është Rezoluta e AAK-së e mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare për të mos bërë kurrfarë bisedimesh me Serbinë pa u zbardhë fati i 1,781 të pagjeturve të rrëmbyer nga Serbia. Çdo përpjekje për të sjellë tjetër Rezolutë për ta kundërshtuar këtë është e paligjshme, sepse Kuvendi njëherë ka vendosur që t’i kushtëzojë negociatat me Serbinë. Qeveritarët dhe opozitarët bashkë i kemi informuar familjarët e të pagjeturve që më në fund Kuvendi u doli në krah atyre. Tash kemi rezolutë që po shkel mbi të pagjeturit. Rezoluta e PDK-së dhe AAK-së është tradhti për familjet e të pagjeturve si dhe shkelje e interesave të qytetarëve të Kosovës.


Mocion mosbesimi, jo Rezolutë për normalizimin me Serbinë
Ne ju bëjmë thirrje të gjitha subjekteve opozitare që tash është koha për një front opozitar të fuqishëm për me i dhënë fund mandatit të kësaj qeverie që pasurinë po na e han, territorin po na e tretë në marrëveshje me Serbinë. Tash kur koalicionit po i ikin njerëzit vazhdimisht, kur ata po mundohen që këto zbrazëtira t’i arnojnë prej kalimit të deputetëve përbrenda vetë koalicionit, tash është koha që opozita të bëhet bashkë. Sepse pozita është në brishtësinë e saj më të madhe të pushtetit dhe të fuqisë. Tash është koha që të gjitha subjektet opozitare të bëhen bashkë dhe t’i japin fund kësaj qeverie.


16 tetor 2012
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Nikoliç: nëse do të na duhet të heqim dorë nga Kosova, më mirë të harrojmë Evropën! - Çfarë duhet të thojë tjetër z.Nikoliç që të anullohen bisedimet mes prishtinës dhe Beogradit?

Presidenti serb Tomisllav Nikoliç ka ritheksuar se nëse do t’i duhet të zgjedhë mes BE-së dhe Kosovës, Serbia do të zgjedhë këtë të fundit. 

“Nëse zyrtarisht na paraqesin kushtin “Evropa ose Kosova”, atëherë ne do të heqim dorë nga rruga evropiane”, ka deklaruar Nikoliç për “Veçernje Novosti”.

“E kam thënë këtë në fushatë dhe populli serb nuk do të befasohet nëse e propozoj më vonë”, ka vijuar presidenti për të përditshmen lokale.

Ai ka theksuar se nga ana e tij, Beogradi i ka arritur standartet që mund ta afrojnë me Bashkimin Evropian, por është Brukseli që
sipas tij mban distancë për shkak të Kosovës.

“Mund të na mbajnë larg edhe 100 vjet, por ne prap nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë”, ka shtuar Nikoliç në intervistën e dhënë.

Presidenti serb ka përsëritur kështu deklaratat e bëra më herët gjatë muajit në një intervistë për “Corriere della Sera”, ku thoshte se: “Evropa nuk duhet të na vendosë përballë kësaj zgjedhjeje: ose BE-në, ose Kosovën”.

“Nuk kam ndërruar mendim. Thash se, ‘nëse do të na duhet të heqim dorë nga Kosova, më mirë të harrojmë Evropën’, dhe unë i qëndroj ende kësaj deklarate”, tha atëherë Nikoliç.

Ndërsa kryeministri serb Ivica Daçiç është më tepër i mendimit se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë për dhënien fund të konfliktit mes serbëve dhe shqiptarëve.

Pyetje: Çfarë duhet të thojë tjetër z.Nikoliç që të anullohen bisedimet mes prishtinës dhe Beogradit?

Miratimi i projektit TAP; fillimi i një epoke të re në rolin gjeopolitik të Shqipërisë!

Ndërtimin e tubacionit për transportim të gazit natyror TAP (Trans Adriatic Pipeline) do të firmosin në New York, Shqipëria, Italia dhe Greqia. Marëveshja ndërshtetërore është fillimi i një projekti të rëndësie të madhe gjeoekonomike dhe gjeopolitike si për rajonin po ashtu edhe për vendin tonë, sepse nëpërmjet tijë edhe natyrisht disa apave të tjerë, Shqipëria do të shndërrohet nga nje vend-konsumator në një vend-tranzitor, me rezultat që vlera e sajë në skenën ndërkombëtare do të rritet ndjeshëm.

Është mëse e qartë se një vend thjesht “konsumator” nuk ka asnjë avantazh kurrë negocion me një prodhues pasi është e varur plotësisht nga ky i fundit, një disvantazh që rritet nëse marrim parasysh edhe faktin që vendi ynë, Shqipëria, nga ana e madhësisë së tregut, nuk është një klient shumë i rendësishëm.

Në të kundërt, shnderrimi i vendit në “pikë tranziti” do të kemi një ngritje të ndjeshme të peshës gjeopolitike sepse nga ne do të varet edhe vendi që eksporton gazin natyral por edhe vendi i destinacionit. Shembulli i Ukrainës gjatë “luftës së gazit” me Rusinë çdo Janar, kishte si rezultat që gjysma e Europës të varet “humori” i Kievit ndaj Moskës.

Në këtë rast Shqipëria do të ketë funksionin e “urës” midis Azerbajxhanit, vend i cili do të eksportojë gaz natyror nga “Shah Deniz II” nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Turqisë në Europë. Ja vlen të theksohet se vendi ynë është i vetmi partner i projektit që nuk është anëtare e BE-së, që përkthehet edhe si nje levë presioni në duart Diplomatëve Shqiptarë karshi omologëve Europian.

Një çështje e dytë që duhet të shfrytëzojë diplomacia Shqiptare –nëse nuk e ka bërë akoma- është evitimi i varësisë dhe i gjunjëzimit përpara palës Greke, në kërkesat e tyre shoviniste që kërcënojnë integritetin teritorial për çështjen e kufirit detar!

Miratohet marëveshja "Transadriatik"; Pyetje: Cilat ishin prapaskenat, çfarë dhamë çfarë morëm për "OK" e Greqisë?

Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen trepalëshe mes Shqipërise, Italisë dhe Greqisë, një marrëveshje që përforcon pozicionin politik të tre vendeve që marrin përsiper të krijojnë të gjitha lehtësite për ndërtimin në këto vende të gazjellesit transadriatik. 

Kryeministri Sali Berisha ishte shume entuziast, pasi, nese ky projekt, qe sjell gazin nga Azerbajxhani, nëpërmjet Turqise, Greqise, Shqiperise dhe shperndahet ne Europe nepermjet Italise do te miratohet, ai sjell ne Shqiperi rreth 2 miliarde dollare investime. Gjithashtu, ky projekt, qe do te furnizoje me gaz Europen Perendimore shndërron Shqiperine ne nje pike strategjike per rrjetin e gazsjellesve.

“Ky projekt përbën investimin më madhor rajonal të të gjitha kohërave. Faktikisht, ky gazsjellës ndryshon në mënyrën më thelbësore bashkëpunimin, por mbi të gjitha, jetesën e qytetarëve shqiptarë. Shqipëria ka të gjitha mundësitë ta përdorë atë, të ndërtojë një rrjet gazifikimi për të gjitha qytetet dhe zonat e saj, për të garantuar për qytetarët ngrohjen dhe gatimin me koston më të ulët se të çdo lënde tjetër”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha, i cili beri lobing te gjate qe Shqiperia te perfshihej ne projektin e gazsjellesit transadriatik dhe prej me shume se nje viti po lobon me qeverine e Azerbajxhanit dhe strukturat e tjera vendimmarrese per miratimin e ketij projekti, ne vend te disa te tjereve qe e perjashtonin Shqiperine, ishte shume optimist qe pranveren e ardhshme, kur pritet vendimi perfundimtar, fituesi te jete projekti transadriatik. Dhe, mesa duket, vitin e ardhshem kryeministri Berisha mezi po e pret, edhe sepse jane zgjedhjet politike. Me vitin 2013 lidhet edhe nisja e ndertimit te kaskades se Devollit, ku me nje investim nga gjigandet boterore energjitike ‘statkraft’ dhe ‘EVN’, sipas Kryeministrit do te ndertohet vepra me e madhe hidroenergjitike ne Europe, qe llogaritet te kete rreth 50 kilometra tunele.

“Ne jemi te angazhuar te bejme gjithcka që në territorin tonë gazsjellësi të ndërtohet në një kohë rekord dhe të inaugurohet mundësisht në prag të mandatit tjetër të viti 2017. Fillimi është pranvera tjetër dhe gjatë këtij mandati ne e përfundojmë. Ju e shihni se ç’vit i madh e i mbarë është 2013! Dy projektet e shekullit kanë fillimin në këtë vit dhe zgjedhjet e qershorit, gjithashtu, janë po në këtë vit”, tha Berisha.

Dokumentar kushtuar ndërtimit të "Orikut" në Pashaliman! (video)



Kosovë, VV; aksion simbolik përpara Ministrisë së zhvillimit Ekonomik

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një aksioni të ndërmarrë të dielën, kanë mbuluar pllakën ku shkruhet Ministria e Zhvillimit Ekonomik tek hyrja e ministrisë në fjalë, duke e zëvendësuar atë me mbishkrimin “Ministria e Shkatërrimit Ekonomik”. 

E tërë kjo sipas aktivistëve të Vetëvendosjes, po bëhet për të ilustruar më qartë punën e kësaj ministrie, e cila sipas tyre nuk po e zhvillon, por po e shkatërron ekonominë e këtij vendi.

Nol Nushi, aktivist i Vetëvendosjes, shprehet: “Objekti përballë gabimisht e ka mbajtur emrin Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Puna që ka bërë dhe po bën kjo ministri, vazhdimisht çdo ditë është shkatërruese dhe shumë e dëmshme për popullin e Kosovës, saqë veç zhvillim s’mund të quhet. Ministria me të cilën udhëheq Besim Beqaj, po vazhdon rrugën e verbër të privatizimit.”

Po ashtu, Vetëvendosje ka kundërshtuar edhe një herë procesin e privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës dhe të ndërmarrjeve të tjera që sipas tyre do të varfëronte edhe më shumë qytetarët.

Pas kësaj, Gëzim Baxhaku, këshilltar për media i ministrit Beqaj, ka thënë nëpërmjet telefonit se “MZHE në bazë të dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është e përcaktuar për funksionalizim të ekonomisë së tregut, reforma strukturale ekonomike, për fuqizim të sektorit privat, për vendosjen e normave të larta profesionale dhe institucionale në funksion të rritjes së qëndrueshme, ekonomike dhe krijimit të vendeve të reaja te punës”.

Baxhaku ka shtuar se “filozofia politike e Vetëvendosjes është ne kundërshtim me këto orientime dhe obligime kushtetuese dhe ligjore”.

SKANDAL, Grekët nuk do "lejojnë" AK-në në Himarën SHQIPTARE!


Sajti himara.gr ka qenë i pari i cili ka publikuar lajmin për përgatitjet e Aleancës Kuq e Zi për të hapur degën e saj në Himarë. Madje, në këtë shkrim është përmendur dhe emri i personit i cili përflitet të jetë në krye të kësaj dege, i cili sipas himara.gr do të jetë Irakli Gjiçali.

Nga ana tjetër, Gjiçali, i kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare" e ka mohuar këtë fakt duke deklaruar se nuk ka asnjë plan për të qenë në krye të Aleancës Kuq e Zi dhe se të gjitha ato që janë shkruar janë vetëm trillime.

Ndërkaq, në shkrimin e publikuar dallohen qartë tonet e ashpra për ngritjen e degës së AKZ-së në qytetin e Himarës, ku shkruhet se pavarësisht përpjekjeve të Kreshnik Spahiut dhe të mbështetësve të tij, nuk do të lejohet nga himarjotët krijimi i një dege të Aleancës Kuq e Zi në Himarë.

Lideri VV, bën thirrje për mobilizim mbarëkombëtar


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, thekson se rruga e vetme për të biseduar me Serbinë është aksioni mbarëkombëtar. Sipas tij, çdo lëshim apo luhatje do të sillte pasoja fatale dhe një dëm të madh historik. Me Mitrovicën, sipas tij, sot është në provë shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar.

“Çdokush që është sjellë mirë me Serbinë, prej politikanëve shqiptarë, e ka bërë Serbinë më të keqe. As nuk është e drejtë dhe as e dobishme që t’i bëjmë koncesione Serbisë. Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë duhet të bashkëpunojnë në funksion të faktorizimit të kombit shqiptar në Ballkan. Të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, kanë kontribuar për Republikën e Shqipërisë dhe më vonë për Republikën e Kosovës. Ndaj, këto dy shtete ua kanë borxh ndihmën e pakursyer të gjithë shqiptarëve, kurdoherë që u shkelen të drejtat”, kanë thënë Kurti për gazetën Shekulli.

Sipas tij, koncesionet që po i bëhen Serbisë në dialog, tani po pasohen edhe me indiferencën ndaj sulmeve terroriste të saj. Andaj, mendon Kurti, shqiptarët duhet t’i kthehen vetes, “në mënyrë që të forcohemi dhe me Perëndimin të krijojmë marrëdhënie partneriteti e jo servilizmi”.

Serbia shkel sërish sovranitetit e Kosovës, arreston veteranin e UÇK-së


Serbët arrestuan në kufirin e Merdarës një tjetër shtetas kosovar, i cili sipas tyre është përgjegjës për krime lufte të kryera kundër serbëve të Kosovës në vitet ’90. 

Shtetasi kosovar i arrestuar është identifikuar me emrin Mark Kasneti. Lajmi publikohet nga vetë Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç. Prokurori serb për krimet e luftës, Bruno Vekariç deklaroi se Kasneti ka kryer krime kundër serbëve në një fshat të banuar me serbë në Kosovë në vitin 1998.

Kasneti do të dërgohet në Beograd ku do të merret në pyetje nga prokurorët serbë, të cilët pretendojnë se ndaj tij kanë si provën më të fortë disa fotografi të shkrepura në vitin 1998, teksa Kasneti dhe dy luftëtarë të tjerë të UÇK-së, “dhunojnë” tre banorë serb.

ASA: Negociata të reja me Greqinë jo arnime!


E themeluar muajin e kaluar me President Nderi Ismail Kadarenë, Akademia Shqiptare e Artit dhe e Shkencave ka mbajtur të parin forum publik mbi realitetet dhe sfidat e shqiptarëve. 

E shndërruar në një realitet dhe sfidë e gjithëdiskutuar dhe kundërshtuar, kufiri detar me Greqinë ishte ndër pikat e diskutimit nga studiuesi Ksenofon Krisafi, i cili theksoi se kufiri duhej riparë medoemos.

“Të dhënat që dolën nga kabllogramet dhe nga informacionet e tjera të publikuara pas nënshkrimit të marrëveshjes, vërtetuan zyrtarisht se marrëveshja shqiptaro-greke iu imponua me presion Tiranës, u pranua në mënyrë të pashpjegueshme nga udhëheqja shqiptare  dhe u tolerua me servilizëm dhe inkompetencë profesionale nga grupi negociator shqiptar. Rezulton që negociatat kanë qenë thuajse formale dhe me një konspiracion thuajse të pajustifikueshëm. Kufiri shqiptaro-grek duhet riparë, por nuk duhet të preket kufiri shtetëror dhe kufiri shtetëror është kufiri që ndan ujërat e brendshme dhe ujërat territoriale mes dy vendeve”, tha studiuesi Krisafi.

Por ç’duhet bërë në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Kuvendit për kufirin zyrtar me Greqinë? Studiuesi Krisafi thekson se negociatat mes dy vendeve janë domosdoshmëri, por ato s’duhet të nisin nga marrëveshjet ekzistuese.

“Duhet patur parasysh që marrëveshja e nënshkruar në prillin e vitit 2009, nuk ekziston më, është një gjë që nuk ka asnjë vlerë juridike dhe negociatat nuk mund të fillojnë mbi bazën e kësaj marrëveshjeje me mendimin që mund të bëhen disa arnime. Jo. Negociatat duhet të fillojnë me një dokument të ri të hartuar nga e para. Negociatat duhet të fillojnë me një ekip tjetër negociator sepse rezultoi që anëtarët e përbërjes së mëparshme, treguan paaftësi, inkopetencë profesionale, madje sipas mendimit tim, shpërdoruan detyrën zyrtare”, tha zoti Krisafi.

Në këtë forum u diskutua ndër të tjera edhe për reformën në sistemin shëndetësor, atë arsimor dhe sfidat e ekonomike të vendit.

Gjykata miratoi ngritjen e kësaj akademie të re në nisje të këtij viti. Kjo Akademi ka bërë bashkë, shkrimtarë, filozofë, historian, mjekë, ekonomistë e shkencëtarë.

Mitrovicë, në mungesë të shtetit, banorët zhvendosin barrikadat Serbe(!)


Banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, të mbetur të izoluar nga barrikadat serbe, pas përpjekjeve të dështuara të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve për t’i zhvendosur ato, janë organizuar e kanë ndërmarrë nisma personale për lirimin e rrugëve. 

Pak orë pas zërave të Prishtinës zyrtare se, mund të ketë ndonjë intervenim të njësisë speciale siç ishte ai i 25 korrikut, serbët me anë barrikadave kishin bllokuar rrugët e zonës.

Për shqiptarët mungon dora e shtetit të Kosovës, banorët e fshatrave Ceraj, Bistrice dhe Koshtove e Vllahis duket se janë detyruar që situatën ta marrin vete nën kontroll.  Banorët shprehnin hapur ankthin e përditshëm.

Mungesa e sigurisë për familjet e tyre, i ka detyruar të bëjnë rolin e ushtarit. Të armatosur deri në dhëmbë ata po sigurojnë familjet.

Përveç që kryejnë rolin e ushtarit, banorët e zonës të premten rreth orës 18:00 kryen një mision sa të rrezikshëm aq edhe të rëndësishëm.

Mbase e pabesueshme por, në sy të KFOR-it fshatarët hoqën barrikadën me të cilën serbët iu kishin bllokuar rrugën.

Ndërkohë, spektatorët e ngjarjes ishin pikërisht paqruajtësitë e KFOR-it, ata që do të duhej të kryenin këtë punë.

Deri këtu, misioni përfundoi me sukses mirëpo, vigjilenca e shqiptarëve nëpër malet e Shalës së Bajgores vazhdon edhe në këto caste,  për sa kohë dora e shtetit do të mungojë në këtë pjesë të quajtur Veriu i Kosovës.

Mitrovicë, protestë kundër EULEX-it

Më herët gjatë së premtes të rinjtë kanë protestuar për gjysmë ore para selisë së EULEX-it në Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie ndaj punës së këtij misioni.

Ata kanë protestuar me pankarta me mbishkrime shqip e anglisht si “Turp” dhe “Po përkëdhelni kriminelët në veri”.

Musa Damati, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal ka thënë se EULEX-i me sjellje të njëanshme është duke provokuar haptazi durimin dhe maturinë e qytetarëve të Mitrovicës.

“Ndërsa në veriun e Mitrovicës arrestojnë dhe vrasin policët tanë, rrahin dhe vrasin bashkëqytetarët tanë, misioni i EULEX-it njësitet e veta i aktivizon vetëm atëherë kur
është e nevojshme arrestimi dhe burgosja e ish-ushtarëve të UÇK-së”, ka deklaruar Damati.

“Në qoftë se EULEX-i vazhdon të sillet në këtë formë të njëanshme, atëherë të rinjtë e qytetit të Mitrovicës do të organizohen në mënyrë masive dhe do të radikalizojnë format e ushtrimit të presionit publik mbi këtë mision”, ka theksuar ai.

Vandalizohen zyrat e AK-së në Tiranë!


Një rregjim anti-demokratik kurrë është në fundin e jetës së tijë, kurrë e kupton që populli është lodhur nga ai dhe që kërkon ndryshime rrenjësore, mundohet me anë të frikës dhe terrorit, të qendrojë në pushtet, i tillë mund të konsiderohet edhe sulmi vandalist ndaj zyrave të AK-së në Tiranë mbrëmjen e djeshme!

    Rregjimi Berishian i tmerruar, nga mbështetja që gjeti AK-ja në lagjen Kombinat, një nga “bastionet” (nëse mund të quhet i tillë) kryesorë të PD-së në Tiranë, kreu një tentativë të dëshpëruar për të trembur banorët e lagjes Kombinat (-të cilët u anëtarësuan masivisht në AK-), një tentativë që me siguri ra në vesh të shurdhët, sepse Berisha mund të trembi një apo dy individ por kurrsesi një Komb të terë prandaj i bëjmë me dije se Ne nuk friksohemi, sepse Ne nuk zmbrapsemi, sepse Ne jemi të vendosur ti japim fund këtij rregjimi (anti-demokratik) që nuk ka asnjë ndryshim nga ato të Lindjes së Mesme apo Afrikane dhe ta çojmë vendin drejt përparimit dhe zhvillimit!

Lideri VV vazhdon kampanjën sensibilizuese për Veriun, në BE


Kryetar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, iu ka shkruar një letër 27 ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në lidhje me arrestimet e shqiptarëve nga Serbia dhe aktin terrorist në lagjen "Tre rrokaqiejt" në Mitrovicë, ku mbeti i vrarë Selver Haradinaj dhe u plagosën fëmijët tij.

Kurti në letër i shkruan ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së se ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka pranuar se arrestimet janë bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e katër serbëve në Kosovë.

“Është e qartë se motivet janë thjesht politike dhe se arrestimet janë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, shprehet Kurti, duke iu bërë thirrje ministrave për të ushtruar ndikimin e tyre në lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë shqiptarëve të arrestuar nga Serbia me motive politike gjatë muajit të kaluar.

Kurti me këtë rast iu shkruan edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, që sipas tij është përkeqësuar seriozisht.

“Të shtunën pasmesnatës, në zonën e Tre Rrokaqiejve, Selver Haradinaj (38 vjeç), u vra në një sulm terrorist me bombë në shtëpinë e tij, e cila gjithashtu plagosi gruan dhe katër fëmijët e tij. Të hënën më 9 prill, një pikë statike e policisë, u shkatërrua nga pjesëtarët e strukturave ilegale të Serbisë. Pavarësisht nga situata shumë e rëndë, ka pak dëshmi të presionit ndërkombëtar mbi Beogradin për lirimin e të arrestuarve në mënyrë arbitrare. Nuk ka asnjë veprim në Kosovë nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë si KFOR-it për të mbrojtur shqiptarët e pambrojtur që jetojnë në veri të Mitrovicës”, thuhet ndër të tjera në letër.

Sipas tij, shpërblimi për Serbinë me statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pa e detyruar që ajo të ndryshojë qëndrimin e saj apo sjelljen ndaj Kosovës, e ka inkurajuar qeverinë në Beograd në fushatën e saj destruktive dhe kriminale në vendin tonë.

“Unë sinqerisht shpresoj se ju do të veproni për të kundërshtuar këtë padrejtësi dhe do të mbështetni bashkatdhetarët tanë në këtë çështje që cenon rëndë të drejtat dhe liritë e qytetarëve tanë”, pohon Kurti.

Kuçi, nuk përjashtohet aksioni policor në Veri


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se deklarimi i tij lidhur me një aksion të mundshëm në veri të ngjashëm më atë të 25 korrikut të vitit të kaluar, ka qenë deklarim i bazuar në kuadër të procesit për vendosjen e rendit dhe ligjit në atë hapësirë. 

“Deklarimi im për një aksion në veri ka qenë në aspektin e procesit dhe që nuk përjashtohet asnjë mundësi për vendosjen e rendit dhe ligjit atje”, ka thënë Kuçi për “Tribuna Shqiptare”.

I pyetur rreth koordinimit me faktorin ndërkombëtar për një aksion të tillë, Kuçi deklaroi se qeveria e Kosovës do të koordinohet me faktorin ndërkombëtar për aspektet e sigurisë dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri.

“Ne bëjmë angazhime permanente për rend dhe ligj, por nuk lidhen me ndonjë aksion te veçantë”, -ka thënë Kuçi.

Solidaret ndërshqiptar, veteranët e UÇK-së të gatshëm për Veriun


Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Maqedoni ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar banorët shqiptarë të Mitrovcës të cilët një ditë më parë u shfaqën në Top Channel të armatosur me qëllim të vetëmbrojtjes nga kriminelët serbë që veprojnë në Veri të Kosovës. Kryetari i kësaj shoqate Fazliu Veliu, përmes një komunikate për media, bëri të ditur se veteranët e UÇK-së nuk do të rrijnë duarkryq kur populli shqiptar ndjehet i kërcënuar. 

Për gjendjen e vështirë të banorëve shqitparë në Mitrovicë ka folur edhe Rufi Osmani, kryetar i partisë Rilindja Demokratike Kombëtare. Sipas tij, kjo situate e rëndë është krijuar si rezultat i pamudësisë së autoriteteve kosovare për të garantuar integritetin territorial në gjithë vendin.

Rufi Osmani, kryetar i RDK-së:

“Duhet të themi hapur se ky është dështim i rëndë edhe i faktorit ndërkombëtarë përmes EULEX-it dhe KFOR-it të cilët kanë lejuar që grupacionet e ndryshme kriminale jo vetëm të mbajnë peng një pjesë të territorit të Kosovës por dhe njëkohësisht të terrorizojnë popullatën shqiptare atje. Shpresoj se këto grupe të armatosuara shqiptare do të duhet të bëjnë durim deri sa të përfundojnë zgjedhjet në Serbi dhe më pas qeveria e Kosovës dhe bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in do të duhet definitivisht të qetësojë Veriun e Kosovës”.

Kreu i RDK-së, Rufi Osmani, më tej tha se përshkallëzimi i dhunës në Veri të Kosovës, do të kishte pasoja negative edhe në vendet fqinje, pasi sipas tij, derisa nuk sigurohet paqe në gjithë Ballkanin, tërë rajoni do të jetë i rrezikuara nga dhuna.
Burimi: TCH

Albin Kurti: Kuvendi i Kosovës indiferent ndaj Veriut!


Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një konference për shtyp, kanë thënë se sjellja e Kuvendit të Kosovës, duke mos pranuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, paraqet indiferencë ndaj terrorizmit të përditshëm që po e praktikon Serbia ndaj shqiptarëve në veri të Kosovës.

Paralajmërimet e zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, për një 25 korrik tjetër, sipas drejtuesve të lëvizjes Vetëvendosje, janë një dështim me paralajmërim, transmeton Kosovapress.
“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshëm në Mitrovicë do të bënte që e gjithë Mitrovica, si një komunë e si një qytet të trajtohej njëjte dhe e bashkuar. Në seancën e sotme nuk u lejua që të mbahej seanca e jashtëzakonshme për Mitrovicën dhe ky mos lejim paraqet indiferencë ndaj terrorizmit të përditshëm që po e praktikon Serbia përmes strukturave të saj armiqësore dhe ilegale”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

 

Visitors

Free counters!
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger