Surpriza e rradhës (dhe aspak e këndshme) e Aleancës Kuq e Zi; Sonte në
faqen e sajë zyrtare në rrjetin social Facebook, AK-ja, njoftoi se web-faqja e
sajë zyrtare është tashmë online, dhe ftonte mbështetësit e sajë ta vizitonin për
tu informuar rreth programit politik të sajë! Gjëja e parë që të bie në sy,
është pa dyshim kontradikta dhe asimfonia midis deklaratave verbale dhe atyre të
shkruara; shembulli i parë:
“Aleanca KuqeZi është e vetmja alternativë mbarëkombëtare e
cila do t'i bashkojë shqiptarët
si një shtet në Bashkimin Europian.”
Atëherë, në këtë fjali, e cila gjendet e shkruar me gërma të mëdha në
web-faqjen zyrtare të kësajë partie, që pa dyshim duket sikur me krenari, këta
demagogë e deklarojnë zyrtarisht qëndrimin e tyre karshi Çështjes Kombëtare, që
nuk ka asnjë llojë ndryshimi nga ato çka
propozojnë Partitë e tjera këto 20 vjet e kusur tranzicion. Ata flasin për “Bashkim
Kombëtar” nëpër emisione dhe tubime, manifestojnë me Flamurin Kombëtar, dhe flasin
për mbrojtje të interesave Kombëtare dhe për plotësimin e ëndrrës shekullore të
krejt Kombit tonë... Bashkimin e trojeve Shqiptare në një Shtet... POR tashmë
retorika e tyre ka ndryshuar; duke nxjerrë fytyrën e tyre të vërtetë, që e
vetmja gjë që u interesojnë janë votat dhe aspak Kombi!
Post a Comment