X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » » Ulet tensioni në gadishullin Korean, K. e Veriut tërheq raketat me rreze të mesme!

Ulet tensioni në gadishullin Korean, K. e Veriut tërheq raketat me rreze të mesme!

Written By The Informer on 5.07.2013 | 06:01

Korea e Veriut ka lëvizur nga raketa me rreze të mesme nga vendi i lëshimit në bregun lindor, duke dhënë një sinjal të uljes së tensionit në gadishullin korean, bëri të ditur një zyrtar amerikan. 

Penjani, siç u raportua, kishte bërë përgatitjet për lëshimin e një rakete gjatë muajit të kaluar, duke kërcënuar me sulme ndaj objektivave specifike në Korenë e Jugut, Japoni dhe bazat amerikane në rajon.

Kërcënimet u pasuan nga sanksione të reja të OKB-së kundër Koresë së Veriut në mars, pas testimit të tretë bërthamor të tyre.

Penjani u irritua gjithashtu edhe nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake vjetore mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, të cilët
përfunduan vetëm 1 javë më parë.

SHBA-të dërguan bombardues bërthamorë B2 dhe B52 në Korenë e Jugut, si pjesë e stërvitjeve, si dhe një anije luftarake me sisteme mbrojtjeje ndaj raketave në rajon.

Një seri e re stërvitjeje të përbashkët kundër nëndetëseve nisi të dielën dhe do të zgjasë deri të premten e ardhshme, raportoi agjencia e lajmeve koreano-jugore, Yonhap.

Raketat Musudan kanë qenë gati për lëshim në çdo moment, por Korea e Veriut i ka “larguar tashmë” ato, bëri të ditur një zyrtar i mbrojtjes amerikane për agjencinë e lajmeve AFP.

Kjo lëvizje është shenja më e prekshme, që Korea e Veriut ka bërë një hap pas nga kërcënimet për lëshimin e raketave. Por, një zyrtar amerikan nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, duke ditur paparashikueshmërinë e sjelljeve të Veriut, paralajmëroi se “është ende herët për të festuar këtë lëvizje si një lajm të mirë”, ndërsa zëdhënësi i Pentagonit, George Little, i cili refuzoi të komentonte menjëherë pas këtij veprimi, tha për reporterët se “ajo që kemi parë së fundi është një pushim provokues”.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger