X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Kurti-Qeverisë: Lironi aktivistët; ndaloni bisedimet për ndarjen e Kosovës dhe filloni ato për Bashkimin me Shqipërinë!

Kurti-Qeverisë: Lironi aktivistët; ndaloni bisedimet për ndarjen e Kosovës dhe filloni ato për Bashkimin me Shqipërinë!

Written By The Informer on 10.24.2012 | 03:57

Rreth 60 bluza që mbanin emrat e aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar nga Policia e Kosovës në protestën e një dite më parë, janë vendosur në rrethinat e ndërtesës së qeverisë së Kosovës. 

Aktivistë të këtij subjekti kanë mbajtur një protestë paqësore, siç kanë thënë, kundër dhunës së ushtruar nga Policia e Kosovës. Ata kanë kërkuar lirimin e aktivistëve të lëvizjes, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë para të pranishmëve se në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova do të duhej të bashkohej me Shqipërinë e jo të bëjë dialog me Serbinë për veriun.

“Kryeministri Thaçi ka filluar dialogun politik që e quan normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në mënyrë që Serbia të avancojë drejt BE-së, ku pritet që të fillojnë negociatat për anëtarësim. Në njërën anë ai po i jep Mitrovicën dhe veriun, ndërsa në anën tjetër po ia bën më të shpejtë dhe më të lëmuar rrugën për të ecur drejt BE-së”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti ka ftuar policët që të mos respektojnë urdhërat, që sipas tij, i instrumentalizojnë ata. Ndërsa kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është përgjigjur deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

“Hashim, liroji personat që janë burgosur nën urdhërin tënd, liroji personat që dikur kanë dhënë familjen për UÇK-në, liroji personat nga të cilët ke marrë armët për të luftuar”, ka thënë Selimi.

Pas dy orë protestë, aktivistët e Vetëvendosjes janë shpërndarë të qetë, ndërsa kanë paralajmëruar edhe protesta tjera për të kundërshtuar dialogun.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger