Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbledhur sot pasdite kabinetin e tij qeverisës për të miratuar disa vendime që lidhen me financimin e një sërë veprimtarish për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë. Kreu i qeverisë e ndali vëmendjen tek vizita e tij në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë. Nndërsa tha se u prit atje në mënyrë vëllazërore dhe se bashkimi kombëtar është i pandalshëm.
“Ky proces i bashkimit kombëtar është i pandalshëm, është ideali i qindra e mijëra shqiptarëve të rënë për liri dhe dinjitet kombëtar. Ëndrra e tyre pret të realizohet ndaj edhe duhet të bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen mirë, të mos ndjehen të shkëputur nga kombi, kudo që ndodhen janë një shumicë etnik dhe gjeografike”, tha Berisha.
Kryeministri shtoi se “Energjia bashkuese e kombit të sublimohet në vlera të mëdha ndaj edhe motoja të bashkohemi me njëri-tjetrin në BE, duhet t’i frymëzojë më shumë shqiptarët”, tha ai duke ndjekur kështu të njëjtën vijë me subjektet e tjera politike shiko: AK-në...
Berisha tha më tej se “shtatorja e ngritur në Shkup është nderimi më i madh që i bëhet figurës së Hasan Prishtinës”.
Kreu i qeverisë e ndali vëmendjen e tij edhe tek rritja ekonomike për 3 mujorin e dytë të këtij viti. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, Berisha shtoi se ekonomia doli nga plogështia, madje tejkaloi edhe parashikimet e FMN.
"Në 3 mujorin e dytë kemi pasur rritje ekonomike, saqë ekonomia doli nga një plogështi e diktuar. Rritja në tremujorin e dyte ishte 2.1 për qind nuk them se kjo është rritja më e mirë, por në vazhdim ne presim më shumë rritje në tremujorin e 3 dhe të 4. Kjo rritje dëshmoi vitalitetin e ekonomisë. Rritja është 4 herë më të madhe se ajo që parashikon FMN si rritje vjetore”, tha Berisha.
Post a Comment