Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se deklarimi i tij lidhur me një aksion të mundshëm në veri të ngjashëm më atë të 25 korrikut të vitit të kaluar, ka qenë deklarim i bazuar në kuadër të procesit për vendosjen e rendit dhe ligjit në atë hapësirë.
“Deklarimi im për një aksion në veri ka qenë në aspektin e procesit dhe që nuk përjashtohet asnjë mundësi për vendosjen e rendit dhe ligjit atje”, ka thënë Kuçi për “Tribuna Shqiptare”.
I pyetur rreth koordinimit me faktorin ndërkombëtar për një aksion të tillë, Kuçi deklaroi se qeveria e Kosovës do të koordinohet me faktorin ndërkombëtar për aspektet e sigurisë dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri.
“Ne bëjmë angazhime permanente për rend dhe ligj, por nuk lidhen me ndonjë aksion te veçantë”, -ka thënë Kuçi.
Post a Comment