Liderët botërorë kanë kërkuar nga Siria që të zbatojë pikë për pikë Planin e Paqes të propozuar nga Kombet e Bashkuara nëpërmjet Koffie Annan.
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai francez, Nicolas Sarkozy, ranë dakord që Siria ta zbatojë çdo pikë të Planit të Paqes prej gjashtë pikash të të dërguarit ndërkombëtar Koffie Annan.
Gjatë një bisede video-konferencë presidentët Obama dhe Sakrozy, po ashtu, kërkuan intensifikimin e përpjekjeve për ta ndalur “goditjen brutale” në Siri. Në këtë kuadër, në përpjekje duhet të përfshihet edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Nga ana tjetër, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Clinton, tha se armëpushimi është vetëm hapi i parë, duke thënë se regjimi i presidentit Bashar al-Assad, duhet ta pranojë tranzicionin politik.
Post a Comment