Raketa e lëshuar nga Koreja e Veriut përbën një shkelje të hapur të një rezolute të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, deklaroi sot kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
"Lëshimi i tentuar i kësaj rakete përbën një shkelje të hapur të detyrimeve ndërkombëtare të Koresë së Veriut të rezolutës 1874 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që kërkon që Pheniani të heqë dorë nga lëshimi i raketave balistike'', theksoi Ashton me anë të një deklarate.
Post a Comment