X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » » Serbia dhe Maqedonia; rrezikohen me nxjerrje nga zona "Shengen"

Serbia dhe Maqedonia; rrezikohen me nxjerrje nga zona "Shengen"

Written By The Informer on 10.14.2012 | 03:28

Serbia dhe Maqedonia mund të rrezikon të bllokohet nga Bashkimi Europian dhe t’i hiqet Shengeni apo udhëtimi pa viza drejt vendeve të Europës. Kjo për shkak se numri i azilantëve është shtuar dukshëm, e sidomos ka reaguar zona e Bavarisë në Gjermani dhe zyrtarë të tjerë të lartë. 

Janë edhe Suedia e Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda që kanë pasur ankesa në adresë të Serbisë dhe të Maqedonisë. Sipas burimeve, do të jenë disa shtete anëtare të BE-së që do ta marrin nismën për një procedurë ankesash ndaj Serbisë për të rikthyer vizat.

Serbia disa herë ka qenë nën vëzhgim për shkak të numrit të madh të azilantëve, fillimisht shqiptar e romë, e më pas edhe serb që kanë kërkuar azil politikë.

Por Nenad Banovic, shef i policisë kufitare, thotë se regjimi i vizave nuk është i kërcënuar. Sipas tij, gjatë tetë muajve të parë në Gjermani azil kanë kërkuar 2.714 persona dhe kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së ndihmës sociale për azilantët nga vet Gjermania, sidomos gjatë muajit shtator.

Një azilant në Gjermani tani merr rreth 800 euro ndihmë. Zgjidhja për policinë është që Gjermania ta vendos Serbinë në vende të sigurta dhe ta shkurtoj procesin e shqyrtimit të kërkesave për azil.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger