X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » » Siri; forcat qeveritare humbën kontrollin mbi bazën e mbrojtjes ajrore në Alepo

Siri; forcat qeveritare humbën kontrollin mbi bazën e mbrojtjes ajrore në Alepo

Written By The Informer on 10.14.2012 | 03:39

Ushtria rebele në Siri njoftoi se ka marrë kontrollin mbi një bazë antiajrore nga trupat qeveritare në qytetin verior të Alepos. Lufta në këtë zonë ka zgjatur tashmë prej shumë muajsh. Rebelët publikuan një video ku ushtarët e saj paraqiteshin duke ecur përgjatë raketave të mëdha. Zëdhënësi i rebelëve njoftoi se pasi humbi kontrollin, qeveria filloi ta bombardojë bazën duke shkatërruar shumicën e raketave dhe radarëve. Observatori i Sirisë për të Drejtat e Njeriut njoftoi se tashmë në këtë vend po vdesin deri në 250 vetë në ditë.

UNHCR, zyra e OKB-së për refugjatët, njoftoi se po përpiqej të ndihmonte qindramijëra refugjatë për të kaluar dimrin. Sipas të dhënave të tyre, 340 mijë sirianë sakaq janë larguar nga vendi i tyre ndërsa numri i të zhvendosurve brenda vendit është i panjohur. Numri i emigrantëve mund të dyfishohet deri në fund të këtij viti.

Zyrtarët thanë se kanë në dispozicion 64 milionë dollarë për të furnizuar refugjatët me ushqim, strehë dhe veshje dhe se shpresonin të gjenin mënyrat për të ndihmuar edhe refugjatët brenda Sirisë.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger