X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Vazhdon tensioni Sino-Japonez; qytetarët Japonez protestojnë përpara selisë diplomatike Kineze në Tokio

Vazhdon tensioni Sino-Japonez; qytetarët Japonez protestojnë përpara selisë diplomatike Kineze në Tokio

Written By The Informer on 9.23.2012 | 05:24

Tubimeve kineze para ambasadës japoneze në Pekin u janë përgjigjur mijëra japonezë, që u mblodhën në rrugët dhe sheshet e Tokios ditën e shtunë, për t’u ndalur para ambasadës kineze.

Dy vendet janë përfshirë në një tension të përshkallëzuar diplomatik për çështjen e sovranitetit të një grupi ishujsh të pabanuar në Detin e Kinës Lindore.

Protesta nisi në orën 14:00 me orën lokale. Protestuesit brohorisnin parulla nacionaliste dhe mbanin në duar pankarta anti-kineze. Para godinës së selisë diplomatike të Republikës Popullore Kineze, turma u ndal nga mijëra forca sigurie, që të paralajmëruar për protestën, kishin marrë masat e nevojshme.

Në dyert e ambasadës pati disa incidente sporadike mes protestuesve dhe policisë, por nuk raportohen të lënduar.

Si Japonia, ashtu edhe Kina pretendojnë sovranitetin mbi një grup ishujsh të njohur me emrin Senkaku nga Tokio dhe Diaeyu nga Pekini. Ishujt janë të pabanuar, por shkak i tensioneve është zona e influencës dhe pasuritë që përmban nëntoka e rajonit.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger