Sipas burimeve nga ushtria izraelite, një nga ushtarët e saj dhe tre militantë janë vrarë në një shkëmbim zjarri përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Egjiptit. Ushtria tha se, trupat u sulmuan nga persona të armatosur, të cilët kaluan kufirin të premten, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri nga i cili u vranë tre sulmues egjiptianë. Por u vra edhe një ushtar izraelit, ndërsa një tjetër u plagos.
Ushtria tha se sulmuesit kishin një pushkë AK-47, tre raketa-hedhës, një mitraloz dhe një rrip eksplozivi, transmeton Rel.
Në deklaratë thuhet se në këtë rast është bllokuar “një sulm shumë i madh terrorist”. Burimet egjiptiane të sigurisë në Sinaj thanë se, njëri nga sulmuesit kishte vdekur, kur ai shpërtheu rripin me eksploziv, që e mbante në trup.
Incidentet e sigurisë në kufi janë rritur gjatë 18 muajve të fundit, pas përmbysjes së pushtetit të presidentit egjiptian, Hosni Mubarak.

Post a Comment