X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » 50 vjetori i pajtimit Franko-Gjerman

50 vjetori i pajtimit Franko-Gjerman

Written By The Informer on 9.23.2012 | 04:21


Liderët e Francës dhe Gjermanisë kanë shënuar 50-vjetorin e një fjalimi historik që shihet si moment kyç për afrimin e tyre pas Luftës së Dytë Botërore.
Duke iu drejtuar një audience me të rinj gjermanë, presidenti i Francës Charles de Gaulle u shpreh se ata ishin “fëmijë të një vend të madh që kishte bërë gabime të mëdha”. Fjalimi i De Gaulle është parë si momenti më domethënës në kohën kur Franca po kërkonte të bashkëpunonte me vendin që më parë e kishte pushtuar.
Me fjalim plot temperament të 21 shtatorit 1962, veterani De Gaulle hapi një faqe të re në marrëdhëniet frako-gjermane. Lavdërimi i Gjermanisë ishte shenjë se kohët kishin ndryshuar edhe pse De Gaulle ishte një nga udhëheqësit më të zjarrtë të rezistencës franceze, i vetmi që nuk kishte pranuar kushtet armëpushimit të arritur në qershor të vitit 1940 mes dy vendeve.
Megjithëse ai ishte politikani prej të cilit nuk pritej mëshirim në trajtimin e Gjermanisë pas disfatës së Hitlerit, në janar të vitit 1963, De Gaulle dhe kancelari Konrad Adenauer nënshkruan Traktatin e Miqësisë apo siç njihet ndryshe Traktatin Elysee.
Tashmë, dy aleatët po punojnë ngushtësisht për të zgjidhur krizën e borxhit në eurozonë. Tani marrëdhëniet franko-gjermane janë bërthama e eurozonës, megjithëse fitorja e Francois Hollande në fillim të këtij viti nuk u pa si shenjë e mirë në këtë drejtim. Hollande dhe Merkel kanë politikanë të ndryshme sa i takon shpëtimit të euros, pasi kancelarja gjermane ngulmon tek shkurtimi i shpenzimeve publike ndërsa Hollande jo.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger