Shkurtime të mëdha në ushtrinë greke. Rreth 517 milionë euro pretendohen të shkurtohen në Greqi në fushën e Mbrojtjes. Sipas gazetës greke Proto Thema, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur të mbyllë 55 reparte ushtarake, 15 qendra të rekrutëve, të tërheqë 47 aeroplanë të tipit A7 Corsair dhe RF4, 11 luftanije, një cisternë dhe 400 tanke të tipit M48 dhe M60.
Me vendim të ministrit të MM, Panos Panajotopulos, hiqen programet e armatimit me kosto 104 milionë euro. Bëhen shkurtime operative me vlerë 80 milionë euro, si mbyllja e reparteve dhe kampeve. Por shkurtohet edhe numri i studentëve të regjistruar në shkollat e Forcave të Armatosura dhe oficerëve, i cili do të jetë 30% më pak për 40 vitet që vijnë.
Ulje pagash edhe për ushtarakët dhe ata në pension.
Post a Comment