X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Serbi fillojnë hetime për sulmin ndaj selisë Diplomatike Gjermane në 2008

Serbi fillojnë hetime për sulmin ndaj selisë Diplomatike Gjermane në 2008

Written By The Informer on 9.23.2012 | 05:46

Pas presioneve të shumta gjermane kohët e fundit për hetim të sulmit ndaj ambasadës gjermane në shkurtin e vitit 2008, deshi s’deshi Serbia do të hetojë çështjen. Aq më tepër që Gjermania e ka vënë këtë kusht për integrimin e Serbisë në BE. 

Nënkryetari i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç, ka thënë sot se “janë hapur hetimet lidhur me sulmet në Ambasadën gjermane në shkurtin e vitit 2008 pas mitingut të ashtuquajtur: "Kosova është Serbi".

“Tashmë janë bërë disa proceduara, e kjo çështje nuk përbën problem”, ka thënë ai për gazetarë, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë të sulmojë përfaqësitë e huaja, njofton B92.

Edhe disa prokurori në Beograd dhe në Novi Sad kanë nismuar në prill të këtij viti hetimet ndaj 14 të dyshuarve për sulme në ambasadat e SHBA-ve, Turqisë dhe Kroacisë pas shpalljes ës pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger