Presidenti i zgjedhur rus, Vladimir Putin, është shprehur pozitivisht që NATO-ja të përdorë një aeroport rus si qendër për furnizimin e misionit të saj në Afganistan.
Putin, tha se edhe pse e ka konsideruar NATO-n “një kthim prapa në luftën e ftohtë”, aleanca perëndimore ushtarake, sipas tij, duhet të luajë një rol “stabilizues të çështjeve globale”.
NATO ka kërkuar leje për të përdorur aeroportin në qytetin Ulyanovsk, mbi lumin Vollga. Ndërsa Putin tha se është në ‘interesin kombëtar’ të Rusisë që ti përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese, sepse sipas tij, paqëndrueshmëria në Afganistan, mund të rezultojë në përhapjen e drogës dhe ekstremizmit islamik.
Post a Comment