Armëpushimi ka hyrë në fuqi në Siri, ndërsa raportet e hershme flasin se nuk ka dhunë të madhe.
Një ditë më parë, Damasku deklaroi se do të ndalojë operacionet ushtarake, por ruan të drejtën për të reaguar ndaj, siç i ka quajtur “terroristëve”.
Fillimisht, Damasku është dashur të tërheqë trupat të martën si pjesë e planit të paqes të të dërguarit ndërkombëtar Kofi Annan, por luftimet kanë vazhduar edhe pas kësaj dite.
Damasku nuk ka shpjeguar nëse do të tërheqë trupat, por një zëdhënës i Annanit, ka theksuar se ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë!
Washingtoni ka mëdyshje përsa i përket premtimeve Siriane. Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, tha se premtimet e Sirisë “nuk janë aspak të besueshme”.
Post a Comment