X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Një pyetje për AK-në nga një Bashkëkombas; Do i përgjigjet kush vallë?

Një pyetje për AK-në nga një Bashkëkombas; Do i përgjigjet kush vallë?

Written By The Informer on 4.11.2012 | 10:14


Në redaksinë e portalit tonë erdhi një e-mail nga një bashkëkombas jonë i cili, i shqetësuar nga ngjarjet e fundit  në Veri të Kosovës dhe për nga mosreagimi i Krerëve të politikës Shqiptare, i drejton një pyetje të thjeshtë AK-së!

Bashkëkombas kohët e fundit të gjithë jemi bërë dëshmitar të një sulmi të organizuar nga Republika e Serbisë ndaj Bashkëkombasve tanë dhe njëkohësisht shtetit të dytë Shqiptar, Kosovës, në mënyrë direkte (siç ishte rasti i rrëmbimit të dy agjentëve të policisë së R. Kosovës brënda territorit të R. Së Kosovës) apo indirekte (me sulme terroriste nëpërmjet organizatave të saja  paraushtarake të cilat veprojnë lirisht në Kosovë)!


Ndërsa Kosova është duke kaluar këto momente të vështira, duke u hasur me sulme të njëpasnjëshme, siç është e natyrshme, i kthen sytë dhe kërkon ndihmën e shtetit Amë, Shqipërisë! Dhe një thirrje e tillë, ishte edhe letra e kryetarit të Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurtit, drejtuar Kreut të shtetit Shqiptar, Presidentit Bamir Topi!
  Edhe pse kanë kaluar rreth 24 orë nga momenti që Presidenti i Republikës, ka marë letrën zyrtare, ai akoma nuk bërë asnjë lloji reagimi, qoftë ai zyrtar apo jo-zyrtar... dhe ndërsa orët kalojnë dhe ne jemi në pritje të një reagimi nga Kreu i shtetit Shqiptar -reagim ndoshta që nuk ka për të ardhur kurrë- është për tu përmendur që as partia më e re, Aleanca Kuq e Zi, e cila e ka në programin e sajë MBROJTJEN E INTERESAVE KOMBËTARE SHQIPTARE, po hesht, njësoj siç po heshtin edhe politikanët anti-Kombëtar!

 Dhe menjëherë të lind pyetja: Çfarë po pret AK-ja për të reaguar, mos vallë të kompletohet spastrimi etnik që ka filluar Serbia në Veri të Kosovës?

Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger