X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Kim Jong-un, mirnjohës ndaj K. Jugut

Kim Jong-un, mirnjohës ndaj K. Jugut

Written By The Informer on 4.15.2012 | 05:38


Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un,  dha fjalimin e tij të parë publik në televizion, ndërsa festime u realizuan në kryeqytetin Penian me rastin e 100-vjetorit të “babait themelues” të kombit.

Në fjalën e tij, Jong-un nderoi kujtimin e gjyshit të tij, Kim il-sun dhe babai të ndarë nga jeta në dhjetor 2011, Kim Jong-il.

Ai gjithashtu vlerësoi doktrinën e “ushtrisë mbi të gjitha”’, e cila sipas tij, “ka lejuar kombin që të mbijetojë mes kërcënimesh të panumërta”.

Një paradë e madhe ushtarake në sheshin kryesor të Penianit gjithashtu zbuloi një model të ri raketash me rreze të gjatë, i ngarkuar mbi disa kamionë shumë më të mëdhenj se pjesa tjetër.

Paraqitja e këtyre raketave përbën një lloj kompensimi publik, pas reputacionit të dëmtuar nga dështimi i lëshimit të një sateliti në hapësirë, më parë gjatë javës.

Jong-un, gjithashtu aludoi se 25 milionë banorët e vendit të tij nuk do të vuajnë më nga problemet e shumta ekonomike. “Nuk do të jetë më nevoja të shtrëngojmë rripin”, tha lideri. Megjithatë, surpriza e vërtetë nuk ishin fjalët e tij, por vetë fjalimi, që në kohën e Kim Jong-il mungoi për 17 vite me radhë.

Ekspertët veçuan se përpara turmave të entuziasmuara, Jong-un nuk shfaqi pamjen e një diktatori të egër, duke zgjedhur një fjalim miqësor, ndërsa u pa duke qeshur e bërë shaka me udhëheqës të tjerë të lartë.

“I shpreh mirënjohjen bashkëkombasve tanë në Korenë e Jugut dhe në të gjithë botën që i dedikohen bashkimit dhe begatisë së kombit tonë”, shtoi në mënyrë surprizë Jong-un gjatë fjalimit të tij. “Le të ecim përpara drejt fitores përfundimtare”.

Nga ana e tyre, aktivistë pranë kufirit, lëshuan 200 mijë tullumbace me helium, të cilët mbartnin me vete mesazhe paqeje dhe ribashkimi.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger