Forcat Ushtarake në Korenë e Jugut dhe Japoni janë vënë në gjendje gadishmerie për shkak se e enjtja shënon dhe fillimin e periudhës 5-ditore, brenda së ciles Peniani ka njoftuar se do të nisë një raketë me satelit moti ne hapesire.
Asnjë njoftim nuk i ishte dhënë grupit te gazetareve nderkombetare te mbledhur ne kryeqytetin koreano-verior. Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo parashikoi mot me re për qiellin e Koresë së Veriut, çka mund të jetë duke shtyrë nisjen e raketës.
Në Tokio, kryeministri Yoshihiko Noda përsëriti ankesën e vendit të tij ndaj Phenianit për të anuluar nisjen, por tha gjithashtu se forcat japoneze janë gati për ta qëlluar e rrëzuar raketën, nëse ajo fluturon mbi territorin e vendit te tij.
"Do te jemi plotesisht te pergatitur dhe ne gadishmeri te larte deri ne fund te leshimit, per te garantuar sigurine e popullit japonez ndaj cdo rreziku te mundshem", thotë Noda.
Mes banoreve te ishullit Ishigaki, veprimi i Penianit shihet me shqetesim.
"Me frike i çojme femijet ne shkolle. Druhem per familjen time shume me teper sesa per veten. Do te preferoja t'i mbaja ne shtepi", thotë banorja.
Edhe Seuli i ka vene forcat e tij në gatishmëri të lartë dhe ka kërcënuar të rrëzojë raketën, nëse ajo rrezikon te godase territorin e Koresë së Jugut. Filipinet, që ndodhen pranë vendit të planifikuar për fazën e parë të nisjes së raketës kane devijuar fluturimet ajrore dhe kanë urdhëruar peshkatarët të shmangin atë zonë.
Post a Comment