Artilieria qeveritare siriane ka prishur armëpushimin që në orët e para të hyrjes së tij në fuqi.
Një banor i qytetit Hama, qyteti që është nën shënjestrën e regjimit të presidentit Asad që prej nisjes së konfliktit të brendshëm, është kontaktuar nga agjencia e lajmeve ANSA përmes Skype-it.
Ai shprehet se forcat besnike të Asadit kanë shkelur armëpushimin duke hapur zjarr me mortaja në afërsi të kështjellës antike Madiq, në Homs; duke vërtetuar kësisojë mëdyshjet e ambasadores të SHBA-ve në OKB. Megjithatë nuk duhet përjashtuar edhe rasti që i gjithë ky lajmë të jetë inskenuar nga vet forcat rebele për të fituar mbështetjen e Perëndimit!
Përveç Manhal Abu Baker, lajmin e kanë konfirmuar për agjencinë ANSA edhe burime të tjera në rajonin e Zabadanit, në perëndim të Damaskut.
Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, platforma kryesore e opozitës, kishte paralajmëruar një manifestim paqësor që do të niste në orën 06:00 të mëngjesit me orën lokale.
“E drejta e manifestimit në mënyrë paqësore është pika kryesore e planit të hartuar nga i dërguari special i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan”, ka thënë Burhan Ghalioun, kryetar i Këshillit Nacional të Tranzicionit.
Post a Comment