X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Në parlament kontrata me "Eurocopter" për helikopterët shumërolësh nga

Në parlament kontrata me "Eurocopter" për helikopterët shumërolësh nga

Written By The Informer on 7.04.2011 | 15:39

Qeveria dërgoi të hënën në parlament për miratim projekt-ligjin për "Blerjen e pesë helikopterëve të mesëm shumërolësh për Ministrinë e Mbrojtjes", që në total kushtojnë 58 milion euro.



Kontrata propozohet të lidhet mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë "Eurocopter". Në relacion thuhet se "programi i zbatimit të kontratës shtrihet në tre vite buxhetore dhe përfundon në vitin 2014", por në draft janë bërë disa ndryshime pasi pranohet se kontrata nuk mund të realizohet sipas fazave të përcaktuara.
Helikopteri i parë do të vijë në Shqipëri, 23 muaj pas datës së hyrjes në fuqi të kontratës. Në kontratë thuhet gjithashtu se kredia dokumentare e parë do të hapet me urdhër të blerësit, që është Ministria e Mbrojtjes, jo më vonë se 15 qershori dhe do të jetë 8 milion euro.
Pagesa e dytë do të jetë jo më vonë se 28 shkurti 2012 dhe kushton 20 milion euro. Më pas pas do të paguhen në një kohë tjetër rreth 30 milion euro të tjera, që përkojnë me sjelljen në vend të 5 helikopterëve, që do të përdoren për misione humanitare dhe kërkim-shpëtimi. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger