X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , » VETËVENDOSJE, negociatat të padrejta dhe në favor të Serbisë

VETËVENDOSJE, negociatat të padrejta dhe në favor të Serbisë

Written By The Informer on 7.04.2011 | 15:34

Lëvizja “Vetëvendosje” konsideron se negociatat me Serbinë janë të padrejta, ashtu që edhe rezultatet e tyre nuk mund të jenë as të drejta e as të dobishme, prandaj qeveria e Kosovës ngurron për t’i informuar qytetarët për negociatat dhe tekstin e marrëveshjes.



“Nga ato pak informata që mund të nxirren nga komunikatat për shtyp nga zyra e ndërmjetësuesit Robert Cooper, si dhe nga ajo e Qeverisë së Kosovës, shihet qartë se këto marrëveshje nuk do të jenë marrëveshje në mes të dy shteteve, por do të jenë marrëveshje me shumë elemente të cilat e anulojnë apo zbusin shtetësinë e Kosovës karshi Serbisë. Serbia ka refuzuar kategorikisht që të ketë marrëveshje të cilat mund të aludojnë në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës e pranoi këtë pozicion duke humbur edhe atë pak sovranitet të fituar pas shpalljes formale të pavarësisë më 17 shkurt 2008”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga “Vetëvendosje”.
Sipas kësaj lëvizjeje, ky refuzim dhe ky pranim i bën këto marrëveshje të jenë marrëveshje të brendshme pa karakter ndërkombëtar. Lëvizja “Vetëvendosje” i kundërshton këto negociata, për shkak se “ato janë në kundërshtim me të drejtën për të qenë sovran si shtet dhe të drejtat tona si popull”.
“Ne insistojmë që teksti i marrëveshjes t’i sillet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të debatohet aty. Në republikën parlamentare nuk ka organ më të lartë politik sesa Kuvendi. Anashkalimi dhe përqeshja që po ia bën Kuvendit, Hashim Thaçi dhe Qeveria e Kosovës e pamundësojnë republikën e qytetarëve, duke e kthyer vendin në shtet të pushtetarëve”, thuhet në komunikatë.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger