X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , » Mjekët: Oficerit të RENEA-s nuk i rrezikohet jeta

Mjekët: Oficerit të RENEA-s nuk i rrezikohet jeta

Written By The Informer on 7.09.2011 | 15:28

Pas ekzaminimeve të vazhdueshme dhe mbajtjes në kontroll të gjendjes shëndetësore të oficerit të RENEA-s, Ardian Dibra, i cili u rrëzua aksidentalisht nga shtylla e tensionit të lartë gjatë operacionit për shpëtimin e 57-vjeçarit Caush Isaraj, që tentoi vetëvrasjen, mjekët e Qendrës Kombëtare të Traumës konfirmojnë se është plotësisht jashtë rrezikut për jetën. 41-vjeçari mbahet ende në repartin e terapisë intensive, pasi bluzat e bardha duan të sigurohen plotësisht për gjendjen e tij shëndetësore, përpara se ta çojnë në pavijonin e neurokirurgjisë. “Oficeri Dibra ka pasur një ecuri të kënaqshme shëndetësore krahasuar me ditën kur erdhi i aksidentuar në spital”, konfirmojnë për gazetën “Shqip” mjekët. Po sipas tyre, speciali kishte mbërritur te bluzat pas aksidentit me hematoma në kokë, si pasojë e goditjeve të marra, si dhe me probleme në mushkëri. Pas rrëzimit nga shtylla, ai pësoi goditje në kokë dhe probleme në mushkëri ndaj dhe për gjendjen e tij po kujdeset një ekip mjekësh e specialistësh nga më të mirët në vend. Oficeri i forcave speciale vizitohet çdo ditë nga shokët, miqtë dhe të afërmit, të cilët njëkohësisht shprehen optimistë për gjendjen e tij shëndetësore. Mjekët konfirmojnë se Dibra do të vijojë të qëndrojë edhe për disa ditë në spital, derisa gjendja e tij të stabilizohet plotësisht.
Disa ditë më parë, speciali Ardian Dibra ra nga një shtyllë e tensionit të lartë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, në përpjekje për të shpëtuar 57-vjeçarin Caush Isaraj nga Gjirokastra, i cili kishte vendosur të vetëvritej, pasi pretendonte se ia kishin hequr të drejtën e pronësisë mbi disa toka. Ai mbante në duar një dosje dhe kërkonte kthimin e pronave, edhe pse nuk dihet me saktësi se për çfarë pronash bëhet fjalë. Isaraj kërcënonte se do të hidhej nga shtylla. Ai qëndroi aty për gati 2 orë, ku më pas ndërhynë forcat e RENEA që bënë të mundur shpëtimin e tij. Pas ekzaminimeve mjekët kanë deklaruar se Isaraj ndodhej në një gjendje të rënduar depresioni.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger