X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , , , » Marrëveshja "Leopard2A7+", Merkel, Riadi partner strategjik

Marrëveshja "Leopard2A7+", Merkel, Riadi partner strategjik

Written By The Informer on 7.09.2011 | 15:21

Në sfondin e kritikave të vazhdueshme për shitjen e tankeve gjermane Arabisë Saudite deri tani të konfirmuar vetëm jozyrtarisht, kancelarja gjermane, Angela Merkel, theksoi rëndësinë strategjike të Arabisë Saudite.



Në një intervistë dhënë kanalit televiziv Sat1, kancelarja vazhdoi të heshtë lidhur me njoftimet për lejimin nga Këshilli Federal i Sigurisë të shitjes së 200 tankeve të tipit "Leopard 2A7+" për në Arabinë Saudite.
Merkel ka thënë se udhëheqësia në Riad është një partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe luan një rol të rëndësishëm edhe në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. “Megjithatë ka deficite në fushën e të drejtave të njeriut”, ka shtuar ajo.
Të premten kërkesa e opozitës Gjermane shtruar parlamentit për të ndaluar tregtinë e diskutueshme me tanket gjermane në Arabinë Saudite, dështoi. Përfaqësuesit e qeverisë e mbrojtën vendimin për t’i mbajtur sekret vendimet e Këshillit Federal të Sigurisë, duke argumentuar me detyrimin e saj për ruajtjen e sekretit.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger