X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , , » Irani kërcënon flotën Amerikane

Irani kërcënon flotën Amerikane

Written By The Informer on 7.09.2011 | 15:34

Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar se do të sulmojë aeroplanmbajtëset Amerikane nëse Republika Islamike sulmohet për shkak të programit të saj bërthamor.

“Nëse armiku na kërcënon, ne do ta qëllojmë atë”, tha komandanti i forcës ajrore të Gardës, Amir Ali Hajizadeh.

Ky i fundit po ashtu konfirmoi se Teherani fshehurazi ka kryer teste të raketave në shkurt të këtij viti.

Të premten, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kanë zgjeruar sanksionet për anëtarët e Qeverisë iraniane.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger