X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Marrëveshja, Stefanovic përgënjeshtron Tahirin, Serbia e fituara

Marrëveshja, Stefanovic përgënjeshtron Tahirin, Serbia e fituara

Written By The Informer on 7.06.2011 | 01:45

Fjalët e kryenogociatores Edita Tahiri, se Kosova po përfiton nga bisedimet me Serbinë, se arritja e marrëveshjeve është rrugë drejt njohjes së pavarësisë nga Serbia, demantohen plotësisht nga kryenegociatori serb Borko Stefanovic.



Në një intervistë dhënë gazetës serbe “Blic”, Stefanovic jep detaje të arritjes së marrëveshjeve, ku tregon se Serbia vazhdon të mos i njoh as tabelat RKS, as pasaportat e Kosovës e as diplomat e Universitetit të Prishtinës, për të cilat para disa ditësh është arritur marrëveshja mes të dyja palëve.
Ai madje ka thënë se gjatë bisedimeve me palën shqiptare i është dukur se po flet me njerëz të një planeti tjetër, duke i quajtur kërkesat e Kosovës të papranueshme e të parealizueshme. “Nganjëherë më është dukur që po flas me njerëz të një planeti tjetër. Pala shqiptare ka kërkuar që të pranohen si shtet, që Serbia të mos ekzistojë në Kosovë, as nëpërmes kompanive, as nëpërmes institucioneve apo kodit telefonik. Por, në fund ne kemi fituar”, është shprehur Stefanovic, transmeton Zëri.
Serbia ka pranuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë, por jo duke njohur dokumentet e Kosovës, pra sipas Stefanovic, qytetarët e Kosovës do të mund të përdorin në Serbi letërnjoftimin e Kosovës, por vetëm nëse atij dokumenti në ndalesën administrative do t’i bashkëngjitet edhe një karton i lëshuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë.
“Ne do të pranonim pavarësinë e njëanshme të Kosovës, vetëm sikur të kishim arritur marrëveshje që në dokumentet e Kosovës të vendosim vulën serbe, por kjo nuk ka ndodhur”, tha ai.
E sa u përket tabelave, ai ka thënë se marrëveshja parasheh që në Serbi të mund të përdoren vetëm tabelat që janë nxjerrë nga UNMIK-u, e në të cilat shkruhet “KS” kurse ato me “RKS” nuk mund të përdoren.
Po ashtu, ai thotë se pala shqiptare ka kërkuar që t’iu kthehen librat origjinalë të regjistrit civil, ndërkohë që marrëveshja është arritur vetëm për kopje. Duke folur për diplomat, Stefanovic tha “Në asnjë mënyrë Serbia nuk pranon që të njohë diplomat me nënshkrimin Republika e Kosovës – Universiteti i Prishtinës. Ne duam që diplomat e tilla të nostrifikohen nga ndonjë universitet, si p.sh. ai i Podgoricës, nëpërmes të cilit institucionet tona do të njihnin nostrifikimin e jo diplomën”.
Sa i përket kadastrit, një temë që është dashur të bisedohet në takimin e fundit, Stefanovic ka thënë se kjo temë do të bisedohet takimin e radhës pasi që Beogradi njëherë ka kërkuar që të formohet një ekip punues lidhur me këtë.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger