X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Përurohet hidrocentali, Berisha, Shqipëria një superfuqi energjetike në rajon

Përurohet hidrocentali, Berisha, Shqipëria një superfuqi energjetike në rajon

Written By The Informer on 7.06.2011 | 02:00

Është përuruar sot në Bushat të Shkodrës një vepër e madhe energjitike, hidrocentrali i Ashtës. Kompania austriake Verbund ka vënë në zbatim projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës në Bushat, Shkodër, në bashkëpunimin me kompaninë EVN. 

Ky projekt është një investim me vlerë rreth 200 milion euro që parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve Ashta1 dhe Ashta2, duke përdorur teknologjinë më të avancuar në këtë fushë. Në ceremoninë e përuruimit të hidrocentralit të Ashta 1. 

Në ceremoni marrin pjesë kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministra, drejtues dhe përfaqësues të Kompanisë asutriake Verbund. 

Kryeministri Sali Berisha tha se “ sot është një ditë e madhe, për Shqipërinë që po ndryshon. Një ditë e madhe për realizimin e përpjekjeve për të bërë realitet ëndrrën më të bukur të çdo shqiptari: “ Shqipëria, vend i zhvilluar”. Inagurojmë sot Ashtën, e kryer në një një kohë rekord dhe përsosmëri të madhe. Kjo është një ditë e veçantë dhe një hap i rëndësishëm në rrugën e shndërrimit të ëndrrës sonë sepse në këtë hidrocentral përdoret për herë të parë, teknologjia më e avancuar e prodhimit të energjisë ujore. Turbinat e dimensioneve më të mëdha instalohen për herë të parë në vend pikërisht në këtë hidrocentral. Energjia është forca lëvizëse e të gjitha fushave, prandaj dhe për qeverinë kjo mbetët përparësi e të gjitha përparësive. Ne jemi të vendosur që pasuritë ujore të shndërrohen në vlera të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptaret. Sot përurojmë fazën e parë të tij dhe mund të them se për shkak të teknologjisë dhe parametrat, ky hidrocentral është unik në llojin e tij, nuk është nga më të mëdhenjtë por është më i miri ndër hidrocentralet e tjera të ndërtuara dhe do të mbetet diamant në kurorën e hidrocentraleve që do të ndërtohen në Shqipëri. Gjatë dy tre viteve të fundit , në sektorin privat kemi firmosur kontrata për 236 hidrocentrale”. 

Kryeministri falënderoi drejtuesit e kompanisë austriake Verbund duke theksuar se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të shndërrohet në një superfuqi energjetike në rajon. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger