X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , , » Siri, qeveria përdor Mil Mi-24 kundër protestuesve

Siri, qeveria përdor Mil Mi-24 kundër protestuesve

Written By The Informer on 6.11.2011 | 06:17

Policia dhe ushtria në Siri po u kundërvihen me dhunë të ashpër përkrahësve të opozitës. Kanali amerikan CNN, bazuar në të dhëna nga dëshmitarë, njofton se forcat siriane të sigurisë kanë përdorur helikopter sulmues Mil Mi-24 kundër protestuesve në qytetin Maaret al-Numan, në veri të vendit.



Në të gjithë Sirinë sipas të dhënave të aktivistëve për të drejtat e njeriut të premten dolën sërish në rrugë dhjetëra mijëra vetë, për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të shtetit, Bashar al-Assad. Gjithsej u vranë 22 vetë.
Në qytetin Jizer al-Shogur, në veriperëndim të vendit, në kufirin me Turqinë, kanë hyrë sërish tanke të ushtrisë.
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan e akuzoi me fjalë të ashpra regjimin në Damask, për akte mizore kundër civilëve.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger