Menjëherë pasi Greqia njoftoi një program kërkimesh të naftës dhe gazit në Detin Jon, në zonën detare të Korfuzit, qytetit fqinj me Shqipërinë reagoi Aleanca Kuqezi, duke i bërë apel institucioneve shqiptare që të reagojnë për këtë rast, për të mbrojtur integritetin territorial të Shqipërisë.
Aleanca Kuqezi ka shprehur qëndrimin kundër kërkimeve për naftë dhe gaz në detin Jon, pa përcaktuar më parë kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Përfaqësues të Aleancës Kuqezi kërkuan që institucionet shqiptare të hetojnë këto kërkime që shteti grek synon të ndërmarrë në afërsi të bregdetit shqiptar dhe të garantojnë që i gjithë ky proces të jetë transparent, pasi ekziston shqetësimi që këto kërkime mund të zhvillohen edhe në ujërat shqiptare, duke cenuar kështu sovranitetin shtetëror Shqiptar.
Aleanca Kuqezi shprehu gjithashtu qëndrimin se kufijtë detarë duhet të përcaktohen sipas standardeve evropiane, bazuar në të drejtën dhe praktikën ndërkombëtare dhe në asnjë mënyrë në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë.

Post a Comment