X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , , , , , , , , , , , , , » Rëndësia e fuqis ushtarake në "epokën" tonë (-OPINION)

Rëndësia e fuqis ushtarake në "epokën" tonë (-OPINION)

Written By The Informer on 6.11.2011 | 08:52


Me fundin e Luftës së Ftohtë, shumë besuan se gjeoekonomia do të zevëndësonte gjeopolitikën. Fuqia ekonomike, thoshin, do të përbëjë çelsin e suksesit në politikën globale, në një botë që do të dominohet nga Japonia dhe Gjermania. Sot, disa e interpretojnë fuqizimin ekonomik të kinës si një kthesë të rëndësishme në balancën e fuqive globale, pa llogaritur fuqin ushtarake. Thonë se, një fuqi ekonomike shumë shpejt kthehet në një fuqi dominuese ushtarake, dhe harrojnë se Shtetet e Bashkuara (SHBA-të) ishin ekonomia më e madhe e planetit 70 vjet përpara se të shndëroheshin në superfuqi ushtarake. Analistët politik kanë mosmarveshje prej dekadash se cila është më e rëndësishme, fuqia ushtarake apo ajo ekonomike.


Tradita Marksiste e përshkruan ekonomin si themelin e fuqis, dhe institucionet politike si mbithemel, ky mendim dominon dhe e pranojnë edhe liberalët e vjetër, të cilët mendonin se duke ritur varësinë midis tregtisë dhe ekonomisë do e bëjnë luftën të tepërt. Por Gjermania (Prusia) dhe Anglia kishin marëdhënje të shkëlqyera tregtare por kjo nuk u bë pengesë që ti ndalonte më 1914 ti shpallnin luftë njëra tjetrës.


Fuqia ushtarake kërkon një ekonomi që "lulëzon".  Por cila është më e rëndësishme sot, ka mendime të bipolarizuara. Karota është më e frutdhënse se kamzhiku nëse do të çosh mushkën drejt burimit. Një pistolet është më frutdhënse nëse do ti marësh dikujt mushkën. Disa çështje bazë si ekonomia e qëndrueshme, ndryshimet klimatike, etj. nuk janë rezultat i presionit të dhunës ushtarake.


Sot Kina dhe Amerika kanë mardhënje ekonomike, por shumë analist i keqinterpretojnë pasojat e këtyre mardhënjeve në politikën globale. Me siguri Kina mund të "gjunjëzoi" Shtetet e Bashkuara duke kërcënuar me shitjen e dollarëve të sajë. Por nëse do të ndërmerte një nismë të tillë, atëhere ajo do të dobësonte edhe veten e saj, duke ulur vlerën këmbyese për shkak të rënjes së vlerës të dollarit. Paralelisht do të rrezikoheshin edhe eksportet e saja drejt Sheteve të Bashkuara, diçka që do e çonte Kinën në rritjen e papunësisë, që automatikisht do përkthehesh edhe në destabilizimin politik të vendit. Me pak fjalë, nëse Kina vendos të "gjunjëzoi" Shtetet e Bashkuara, atëherë do të "gjunjëzohet" edhe ajo vet. Rasti i sotshëm na sjedh ndërmënd "ekuilibrin e frikshëm (ekonomik)", që vlente gjatë Luftës së Ftohtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bshkimit Sovietik.


Shkurtin e 2010, një grup oficerësh të lartë Kinez, të nxehur me Shtetet e Bashkuara për shitje armatimi nga ana e Shteteve të Bashkuara, Tajvanit, kërkuan nga Pekini shitjen e bonove Amerikane si "kundërpërgjigje". Kërkesa e tyre ra në vesh të "shurdhët" dhe nuk u mbështet.


Resurset ekonomike mund të prodhojnë fuqi por edhe dhunë ushtarake. Një model i sukseshëm ekonomik mund të sponsorizojë fuqin e vet ushtarake, por bën edhe të tjerë të ndjekin shembullin e tij.


Fuqia e Bashkimit Europian në fund të Luftës së Ftohtë, e ngjashme me atë të Kinës së sotshme, i dedikojnë  suksesin e tyre modeleve ekonomike që kanë praktikuar.


Fuqia ekonomike mund të e një rëndësie të madhe në shekullin tonë, por nuk duhet të mohojmë nevojën e fuqis ushtarake.


Siç tha edhe presidenti Obama në 2009, kur ju dorëzua çmimi Nobel për Paqen, "...nuk do e zhdukim dhunën nga jeta jonë...do të ket raste në të cilat shtetet, të vetme apo në kuadër të ndonjë aleance, do e konsiderojnë përdorimin e dhunës jo vetëm të nevojshme por edhe obligim moral".


Edhe se përdorimi i dhunës është zvogëluar sot në krahasim me të kaluarën, frika e luftës i detyron Kombet të armatosen. Nëse Kina kërcënon fqinjët e sajë, atëherë ata do të kërkojnë siguri, dhe ajo që do tua japi (sigurin) do të jet me shumë gjasa Amerika.


Disa analistë besojnë se fuqia ushtarake, me përdorimin e kufizuar në ditët e sotme, nuk është gjëja më e rëndësishme. Por kjo nuk do të thotë që ka humbur vlerën e saj. Edhe pse është e vështirë ta praktikosh, dhuna ushtarake mbetet burimi kryesor i fuqis.


Tregjet dhe fuqia ekonomikebazohen në "korniza" politike, të cilat me bazohen në dis rregulla, institucione dhe mardhënje.  Por pa haruar se bazohen edhe në administrimin e fuqis (ushtarake). Një shoqëri moderne ka monopolin e përdorimit të dhunës në mënyrë të ligjshme, dhe kjo i lejon funksionimin e tregut të brëndshëm. Ndërkombtarisht, ku rendi është më i destabilizuar dhe është nën presion, kërcënimi i përdorimit të dhunës mund të ket rezultate të rëndësishme në stabilizimin e tregjeve.


Në qoftëse bëjmë një analogi, fuqia ushtarake prodhon siguri e cila është e nevojshme për ruajtjen e rendit njësojë sic është oksigjeni  për frymarjen, të cilës nuk ja ndjejmë mungesën deri në momentin që do na mungojë.


Në shek. e XXI (21), fuqia ushtarake nuk do të ket të njëjtën rëndësi që kishte në shekujt e kaluar, por do të mbetet një nga aktorët kryesore në skenën e politikës globale.


Joseph S. Nye, Jr. ish zevendës ministër i mbrojtjes të SHBA-ve


(Përktheu nga origjinali: stafi i-Defense)

Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger