X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , , , , » Norvegjia, zvogëlon forcën ajrore në misionin "Odyssey Dawn"

Norvegjia, zvogëlon forcën ajrore në misionin "Odyssey Dawn"

Written By The Informer on 6.11.2011 | 06:10

Qeveria norvegjeze ka njoftuar të premten se do të zvogëlojë numrin e aeroplanëve që po marrin pjesë në zbatimin e zonës së "ndalim-fluturimit" (non fly zone) mbi Libinë, numri i avionëve do të ulet nga gjashtë në katër aeroplanë (,norvegjia po përdor avion të tipit F-16). Ndërsa më 1 gusht do të tërhiqet në tërësi nga operacionet e NATO-s kundër regjimit të Muammar Gadhafit.



Ministrja e Mbrojtjes, Grete Faremo, ka thënë se ajo pret mirëkuptim nga aleatët e NATO-s sepse Norvegjia ka një forcë të vogël ajrore, dhe se nuk ka mundësi që të japi një kontribut më të madh për një kohë të gjatë.
Ky njoftim është bërë pak kohë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, ka paralajmëruar se aleanca e "Atlantikut të Veriut" (NATO) po përballet me një të ardhme “të zbehtë, nëse jo të mjerë”.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger