X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Qeveria po e bën vepër moton "Shqipëria 1 €"

Qeveria po e bën vepër moton "Shqipëria 1 €"

Written By The Informer on 6.28.2011 | 05:22


Qeveria shqiptare ka nxjerrë në shitje çdo aset shqiptar dhe mes tyre ndodhen minierat e vjetra të bakrit dhe arit në zonën e Mirditës. Dikur Shqipëria krenohej se mund të nxirrte ar në Mirditë ndërsa sot këtë gjë mund ta bëjë një kompani kanadeze. “Tirex Resources është e lumtur të informojë se ka marrë koncesionin e minierave në Shqipëri”,- thuhet mes të tjerash në njoftimin e kësaj kompanie kanadeze. “Tirex Resources” ka punuar prej vitesh në këtë zonë dhe tashmë po planifikon të nisë kërkimet për bakër dhe ar, duke pasur në vëmendje edhe prodhimin e zinkut.
Kjo ofertë e kanadezëve është pranuar menjëherë nga qeveria shqiptare edhe për shkak të gjendjes financiare dhe ekonomike që ndodhet vendi ynë. Ky fakt pranohet edhe nga vetë kompania. “Tirex Resources” ka planifikuar që kërkimet dhe aktiviteti për nxjerrjen e arit e të bakrit vijnë në një kohë emergjence kritike të ekonomisë shqiptare, e cila mbahet kryesisht vetëm nga taksa e sheshtë prej 10% dhe taksat personale të qytetarëve”,- thuhet në njoftimin e kompanisë. Duke parashikuar fitime të shpejta dhe të mëdha nga nxjerrja e arit, forma kanadeze ka planifikuar të nisë ekspeditën më të madhe të historisë së Shqipërisë në zonën e Mirditës për të zbuluar zonat më të mëdha mineralmbajtëse.
Zonat ku do të punojë kjo kompani janë Tuci, Qaf Bari, Paluca, Fushë Arrës, Gurthi-Koshaj dhe Letitna. “Disa prej depozitave në këto zona janë miniera të vjetra, të cilat prodhonin, ndërsa të tjerat ishin zona premtuese të zbuluara nga industria minerare shqiptare përpara se ajo të ndalonte së funksionuari”,- thuhet në njoftimin e kompanisë kanadeze. Sipas saj, gjatë katër viteve të shkuara, kjo kompani ka punuar për të rindërtuar minierat dhe për të krijuar një data-base të depozitave shqiptare të arit dhe bakrit. Kompania thotë se rivënia në punë e minierave do të sjell punësim dhe zhvillim në zonën e Mirditës. 

Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger