Pas këshillimeve të 150 kundërshtarëve të qeverisë në Damask, kreu i shtetit sirian Bashar al-Assad i ka bërë thirrje për bisedime opozitës. Në takimin e 10 korrikut, gjatë të cilit do të debatohet veçanërisht për ndryshime kushtetuese, do të ftohen të gjitha grupet e interesit, intelektualë dhe politikanë.
Këtu do të trajtohet edhe klauzola, e cila sanksionon, që Partia Baath e Assadit, e cila sundon prej vitit 1963, ka rolin udhëheqës në shtet, transmeton Deutsche Welle.
Heqja e kësaj klauzole bën pjesë te kërkesat qendrore të opozitës. Kundërshtarët e presidentit patën kërkuar gjatë mbledhjes së tyre në kryeqytetin sirian një kalim paqësor në demokraci. Kritikët e qeverisë e refuzojnë përzierjen e botës së jashtme. Ky ishte takimi i parë i këtij lloji që prej fillimit të revoltës kundër regjimit sirian para tre muajsh.
Sipas të dhënave të veprimtarëve për të drejtat e njeriut që atëherë janë vrarë më shumë se 1.300 civilë.

Post a Comment