X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , » Porti i Shëngjinit për Kosovën, premtimi harruar i Berishës

Porti i Shëngjinit për Kosovën, premtimi harruar i Berishës

Written By The Informer on 6.28.2011 | 05:31


Pas pesë vjet premtimesh të shumta ishte rasti i përshtatshëm që palët të ndanin një herë e përgjithmonë fatin mbi kalimin e Portit të Shëngjinit nën administrimin e shtetit të Kosovës. Vizita dyditore e Kryeministres së Kosovës, znj. Mimoza Kusari –Lila, e cila është njëherësh edhe ministre për Tregti dhe Industri, nuk solli asgjë të re lidhur me ecurinë e “projektit”, i cili nuk nisi kurrë dhe mbeti vetëm një premtim, maksimumi angazhim. Kosova e kërkon me ngulm portin verior të Shqipërisë, si mundësi potenciale për të dalë në det, propozim ky që erdhi rreth një vit pas përfundimit të luftës. Për herë të parë ambicia e qeverisë së Prishtinës u bë publike gjatë vizitës së Kryeministrit Agim Çeku në Tiranë (maj 2006) me homologun shqiptar, Sali Berisha, ku të dy ranë dakord që porti t’i jepej me koncesion shtetit më ri. Që nga ajo kohë, e vetmja lëvizje konkrete ishte dorëzimi i një plani nga ana e ministrit kosovar për Ekonominë, Ahmet Shala, i cili u pasua me krijimin e një grupi pune, por vetëm kaq.
Nga vizita e zyrtarit numër dy të qeverisë së “Thaçit” dhe me tre takimet e nivelit të lartë, me Kryeministrin Berisha, ministrin e Financave, Bode, dhe ministrin e Ekonomisë, Naço, Porti i Shëngjinit nuk u “zu” me gojë. Të paktën njoftimet zyrtare të të tria institucioneve nuk publikuan asnjë rresht fjale lidhur me projektin, sikurse kishte ndodhur në herët e kaluara. Për të vetmen pjesë ku palët diskutuan ishin liberalizimi i tregtisë, i pasagjerëve dhe hapja e një pike doganore për Kosovën në Portin e Durrësit.
Nuk dihet me saktësi se çfarë i mundon palët t’i japin drejtim kësaj çështjeje, aq shumë të dëshiruar nga qeveria e Kosovës. Fakti se në komunikatat zyrtare nuk u përmend asnjëherë projekti, do të thotë se negociatat nuk janë në rrugë të mbarë. Gazeta u interesua direkt tek institucionet e linjës për të mësuar rreth projektit dhe informacionet janë tepër të vakëta. Nga ana e saj, qeveria shqiptare duhet t’i japë drejtim koncesionit, pasi ofertat qindra milionë euroshe nga kompanitë e huaja ndërkombëtare po humbasin terren.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger