Deputeti i PDIU-së për Vlorën, Dashamir Tahiri deklaroi të mërkurën, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Leçe për tragjedinë e Otrantos, se e drejta për këtë tragjedi të madhe kombëtare nuk është vendosur ende dhe se PDIU do të mbështesë nismën e familjarëve të viktimave të tragjedisë për ta çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
“Vendimi i sotshëm i Gjykatës së Apelit në Leçe, e cila uli dënimin ndaj shkaktarëve të kësaj tragjedie me përmasa kombëtare është një njollë e zezë për të drejtat universale të Njeriut. PDIU gjendet pranë familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie në këto momente dhe i bën thirrje shtetit shqiptar që të gjendet po ashtu pranë njerëzve që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë tragjedi. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë në krahë nismës së familjarëve të viktimave për të çuar çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe do të mbështesë me çdo mënyrë këtë nismë. Shpirtrat e 108 bashkëkombësve tanë të cilët humbën jetën në këtë tragjedi ende presin drejtësi”, tha deputeti Tahiri.
Zoti Tahiri tha se tragjedia e Otrantos është një tragjedi kombëtare, ku 108 shqiptarë humbën jetën kur anija “Kateri i Radës” u fundos pas përplasjes me anijen “Sibila”.

Post a Comment