Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në takimin e radhës ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, në mesin e të cilëve edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen dhe ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të rajonit, Hoxhaj ka falënderuar NATO-në për mbështetjen që i ka dhënë popullit të Kosovës dhe garantimit të paqes në Ballkan.
“KFOR-i ka bërë një punë të mrekullueshme në sigurimin e paqes në Kosovë. Reduktimi i trupave të NATO-së në Kosovë tregon se gjendja e sigurisë është përmirësuar. Megjithatë, gjendja në veriun e Kosovës edhe më tutje mbetet e ndjeshme, prandaj reduktimi i trupave të NATO-së duhet të bëhet gjithmonë në përputhje me gjendjen në veri të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, në këtë forum ka kërkuar ndihmën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe të shteteve të rajonit për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në NATO dhe në Partneritetin për Paqe. “Synimi ynë mbetet anëtarësimi i plotë në NATO. Ne kemi krijuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila pritet të zërë vendin e vet në strukturat euroatlantike. Mirëpo, Republika e Kosovës është i vetmi vend që është i përjashtuar nga Partneriteti për Paqe. Ne mendojmë se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm duhet të bëhet paralelisht me implementimin e Pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Hoxhaj.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se siguria në Kosovë ka shënuar rritje, andaj Aleanca Veriatlantike ka vendosur të reduktojë trupat e KFOR-it. “Kosova ka bërë shumë përparime në fushën e sigurisë dhe në reformimin e Policisë së Kosovës. Kosova ka perspektivë euroatlantike bashkë me shtete e rajonit”, ka thënë Rasmussen, duke shtuar se ky forum është mjet i mirë për të realizuar një synim të tillë.
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Republikës së Malit të Zi, Milan Roqen ka thënë se pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm tregon përkushtimin e shteteve të rajonit për Kosovën. “Ne do të ndihmojnë Republikën e Kosovës për t’u anëtarësuar në mekanizmat euroatlantik”, ka thënë Roqen.
Gjatë këtij takimi që është zhvilluar në Budvë të Malit të Zi, ministri Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me ministrat e shteteve anëtare të Kartës së Adriatikut, homologun nga Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia.

Post a Comment