Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë një bilanc pozitiv të konsultimeve të para gjermano-kineze, të zhvilluara në Berlin.
Të dyja vendet “kanë hapur një kapitull të ri” në marrëdhëniet e tyre, tha Merkel pas takimit me kryeministrin kinez Wen Jiabao, raporton Deutsche Welle.
Ky i fundit vlerësoi Gjermaninë si një partner të rëndësishëm strategjik. Marrëdhëniet me Kinën do të intensifikohen në drejtimin e hulumtimit shkencor, drejtësisë, mbrojtjes së klimës dhe energjive të rigjenerueshme.
Vëllimi i kontratave të nënshkruara në Berlin me Kinën kap shifrën e 15 miliardë dollarëve. Merkel preku në konsultimet qeveritare edhe deficitet që ka Kina në fushën e të drejtave të njeriut. Kryeministri kinez u shpreh se të dyja palët duhet të kërkojnë të përbashkëtat dhe jo dallimet.

Post a Comment