X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Mqedoni, VMRO lëvdohet me shqiptarët që ka vrarë

Mqedoni, VMRO lëvdohet me shqiptarët që ka vrarë

Written By The Informer on 5.04.2011 | 11:12

VMRO - DPMNE lavdërohet para opinionit me aksionet e ndërmarra për vrasjen dhe burgosjen e shqiptarëve. Në raportin e kësaj partie se çfarë kanë bërë për pesë vjet është përfshirë edhe rasti i Brodecit dhe Radushës ku u vranë, masakruan dhe arrestuan shqiptarë të pafajshëm, mes tyre edhe Harun Aliu, i njohur si komandant Kushtrimi.

Sipas analistit Kim Mehmeti, ky veprim i VMRO-DPMNE-së tregon pozitën e papërfillshme të partive shqiptare në Qeveri- shkruan Lajmpress.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti kjo që ka qenë në qeveri gjatë masakrës së Radushës, thonë se nuk është sukses ekzekutimi i qytetarëve, por sukses është kur problemet politike të zgjidhen me mjete politike.
Për Partinë Demokratike Shqiptare, e cila ka qenë pjesë e Qeverisë gjatë aksionit të Brodecit, ky veprim i VMRO-DPMNE-së është “një populizëm i pastër”. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger