X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Maqedoni, BDSH-ja nuk do të nxjerrë kandidat për diasporën

Maqedoni, BDSH-ja nuk do të nxjerrë kandidat për diasporën

Written By The Informer on 5.04.2011 | 11:10

Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) është dorëzuar në përpjekjet që shqiptarët të dalin të unifikuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5. Në një kumtesë të BDSH-së thuhet se interesat individuale dhe të grupeve të caktuara që mbizotërojnë në kuadër të partive politike shqiptare dominuan mbi vullnetin e anëtarësisë për bashkim dhe mbi interesat e popullit shqiptar.
“Të përçarë si asnjë herë më parë, zgjedhjet e 5 qershorit do të përqendrojnë vëmendjen në luftën politike brenda shqiptare që pas këtyre zgjedhjeve të dalim edhe më të përçarë si shqiptarë. Pas përçarjes ekstreme të forcave politike shqiptare në vend, ku shqiptarët nuk janë bashkë as në dasma e as në varrime, strategjia antishqiptare e Shkupit ka përcaktuar si mision përçarjen e emigracionit shqiptar”, thuhet në kumtesë.

Sipas kësaj partie, partizimi i emigracionit shqiptar është interes ekskluziv i qarqeve antishqiptare në Maqedoni.
“Emigracioni shqiptar që mbi supet e veta mbajti organizimin dhe mbështetjen e tre luftërave çlirimtare të popullit shqiptar dhe që mban mbi supe varfërinë e skajshme të popullit shqiptar në Maqedoni kërkon unitet e jo përçarje”, potencon BDSH-ja.
Duke qenë mirënjohës për kontributet e mëdha që kanë dhënë dhe që japin emigrantët shqiptarë, BDSH-ja dënon politikën antishqiptare që tenton të mbjell përçarje të reja ndërshqiptare dhe bën publik vendimin e vet se nuk do të bëhet pjesë e përçarjes së emigracionit shqiptar mbi baza partiake dhe nuk do të nxjerrë asnjë kandidat për diasporë.
BDSH-ja kërkon nga të gjithë shqiptarët e vetëdijshëm se përçarja e forcave politike dhe shoqërore shqiptare është strategji e qarqeve antishqiptare dhe më 5 qershor, përmes votës së vet, të dënojnë të gjithë ata që kontribuuan dhe kontribuojnë në degradimin e mëtejshëm të të drejtave të popullit shqiptar.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger