X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Ahmeti dhe Thaçi, arrijnë të firmosin një marveshje politike

Ahmeti dhe Thaçi, arrijnë të firmosin një marveshje politike

Written By The Informer on 5.04.2011 | 11:05

Dy partitë më të mëdha politike shqiptare - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje me të cilën angazhohen për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar liderët e dy partive Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, në prezencë të ambasadorit të Shqipërisë, Arben Çejku i cili ishte promotor i kësaj marrëveshje dhe i mbështetur nga ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së në Maqedoni, Philip Reeker dhe Peter Sorensen, raportoi Zhurnal.
Me marrëveshjen e nënshkruar dy partitë politike angazhohen për një proces zgjedhor të lirë të drejtë dhe të ndershëm me të cilin garantohet vullnetin politik i qytetarëve, t’i shmangen gjuhës së urrejtjes, fyerjeve provokimeve dhe akteve tjera që prodhojnë tensione dhe konfrontime.
Me këtë marrëveshje gjithashtu parashihet që partitë politike ti pranojnë rezultatet e zgjedhjeve i cili do të dalë nga një proces i lirë dhe demokratik.
“Imazhi i një kombi i një subjekti politik varet nga mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratik. Unë kam dashur që ne të kontribuojmë në rritjen e imazhit të popullit dhe shtetit tonë, pasi që vetëm zgjedhjet e lira janë vlera”, ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas nënshkrimit të marrëveshjes, ka deklaruar se ky është një hap mjaft i rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe është zotuar se partia e tij do të bëjë çmos që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të lirë dhe demokratike.
“Padyshim se përgjegjësia e takon qeverisë por të njëjtën kohë edhe opozita ka përgjegjësinë e saj që të jep kontribut për zgjedhje të lira dhe demokratike. Unë si kryetar i PDSH-së mare për obligim dhe për përgjegjësi që së bashku me partinë që këta shkronja të bëhen të gjalla në njerëz. Është tepër e rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Ne si shqiptarë duhet të dëshmojmë që jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e strukturave euroatlantike”, ka deklaruar Thaçi. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger