Gjeografia për nxënësit e klasës së katërt në Shqipëri është sjellë për verifikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë- njofton portali Zhurnal. Librin në Shkup e ka dërguar ambasadori i Maqedonisë në Tiranë, Vele Trpevski.
MPJ maqedonase do të vendosë nëse ka hapësirë për reagim ndaj përmbajtjes së këtij libri, pas alarmimeve në mediat greke dhe malazeze se fëmijët shqiptarë mësojnë për “Shqipërinë e Madhe”.
Vendimi do të sillet pasi libri do të analizohet nga ekspertë kompetentë. Jozyrtarisht merret vesh se pas shqyrtimit të parë është vlerësuar se nuk bëhet fjalë për skandal me dimensione të mëdha siç është paraqitur në media.
*fotografia është nga një i artikull i botuar në një gazetë greke
Post a Comment