X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , » Dhe një tjetër shtet i antar i BE-së në prag të falimentimit

Dhe një tjetër shtet i antar i BE-së në prag të falimentimit

Written By The Informer on 5.04.2011 | 10:55

Kryeministri në detyrë i Portugalisë, Jose Socrates ka njoftuar se është arritur marrëveshja për marrjen e borxhit nga BE dhe FMN. Në një deklaratë, Sokrates tha se borxhi për tre vitet e ardhshme ishte një marrëveshje e mirë për mbrojtjen e Portugalisë. 

Marrëveshje do të duhet të nënshkruhet edhe nga opozita. Socialdemokratët, partia më e madhe opozitare do të marrë në shqyrtim marrëveshjen dhe do vendosë brenda 24 orëve nëse do të mbështes atë.

Pritet që Portugalia të kërkojë një asistencë financiare prej 78 miliardë euro. Kryeministri Sokrates është shprehur se Portugalia ka nevojë për më shumë kohë për të ndryshimet e nevojshme në buxhet. Kërkohet që deficit të shkurtohet me 5.9% të prodhimit të brendshëm bruto këtë vit, 4.5% për 2012-të dhe 3% për vitin 2013-të. Deficiti për vitin 2010 ishte 9.1%.

Sokrates ka dhënë dorëheqjen si kryeministër pas dështimit në miratimin e buxhetit me shkurtime të shpenzimeve. Portugalia do të zhvillojë zgjedhje të përgjithshme me 5 qershor.

Portugalia bëhet kështu vendi i tretë i eurozonës, pas Greqisë dhe Irlandës që ka kërkuar ndihmë financiare për t'i shpëtuar falimentimit.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger