X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Bush i përgjigjet negativisht ftesës së Obamës

Bush i përgjigjet negativisht ftesës së Obamës

Written By The Informer on 5.04.2011 | 11:17

Ish presidenti amerikan, George Bush nuk e ka pranuar ftesën nga presidenti aktual, Barack Obama, që së bashku ta vizitojnë “Zonën Zero” apo vendin ku janë shkatërruar ndërtesat binjake për të shënuar kështu vdekjen e liderit të Al Qaedes, Osama bin Laden.

Gazeta New York Times ka cituar zëdhënësin e ish presidentit, David Sherzer, duke thënë se Bush nuk do të marrë pjesë në atë vizitë. Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar ftesën si dhe nuk ka pranuar të komentojë në vendimin e Bushit.
Që nga koha kur është larguar nga Shtëpia e Bardhë, Bush, në përgjithësi ka qëndruar larg vëmendjes së opinionit, transmeton Rel.
Presidenti Obama pritet të vizitojë “Zonën Zero” ku më 11 shtator 2001, terroristët e Al Qaedes i sulmuan ndërtesat binjake të Qendrës Botërore Tregtare, ndërsa planifikon të takohet edhe me familjarët e viktimave.
Bush, i cili gjatë kohës kur ishte president e kishte bërë ndjekjen e bin Ladenit prioritet, e ka uruar pasardhësin e tij për vdekjen e Osama bin Laden.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger