X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Presidentja Jahjaga viziton trupat e FSK dhe KFOR

Presidentja Jahjaga viziton trupat e FSK dhe KFOR

Written By The Informer on 4.29.2011 | 13:46

PRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Bühler, ka zhvilluar sot disa vizita trupave të KFOR-it në qytete të ndryshme të Kosovës.

Fillimisht, Jahjaga dhe Bühler, të shoqëruar edhe nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku, kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj, ku trupat e KFOR-it janë të angazhuar për trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së.

Presidentja tha se FSK-ja është në rrugë të arritjes së kapaciteteve të plota operative, kurse Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes po luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim dhe që FSK-ja të jetë e përgatitur profesionalisht.

Presidentja theksoi se në përgatitjen e trupave të FSK-së një rol shumë të rëndësishëm është duke luajtur KFOR-i, me angazhimin e vet në trajnimin e trupave të FSK-së. Ajo shtoi se i gjithë ky angazhim ka për qëllim përgatitjen dhe ngritjen profesionale të FSK-së, që ajo të jetë pjesë e partneritetit për paqe dhe pjesë aktive e NATO-s në të ardhmen.

Jahjaga vizitoi edhe Kampin fushor të KFOR-it në Prizren, ku u njoh me punën dhe aktivitetet në këtë kamp. Me këtë rast, presidentja e vendit falënderoi ushtarët e KFOR-it për gjithë kontributin që kanë dhënë për sigurinë në Kosovë dhe për shumë aktivitete në të mirë të komunitetit dhe komunës së Prizrenit në përgjithësi.
Jahjaga sot ka vizituar edhe Kampin Italian të KFOR-it në Pejë. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger