X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Greqi, skandali i nëndetëseve në Komision Hetimor

Greqi, skandali i nëndetëseve në Komision Hetimor

Written By The Informer on 4.29.2011 | 13:43

ATHINE-Parlamenti grek miratoi ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar përgjegjësinë e mundshme penale të ish ministrit të Mbrojtjes së Greqisë Akis Tsohaxhopullos, në një skandal të madh korrupsioni që daton në vitin 2000 e që lidhet me kontratat e ndërtimit dhe blerjes së 3 nëndetëseve nga kompanitë gjermane “Ferrostaal dhe HDW”. 

Kostoja e projektit është llogaritur 83 000 000 €, nga e cila dyshohet se 4.5% është paguar si rryshfet tek zyrtarët dhe politikanët grekë.

Me 226 vota pro dhe 9 kundër Parlamenti vendosi ngritjen e komisionit hetimor që do të do të përbëhet nga 13 anëtarë dhe rezultatet e tij duhet të paraqiten në seancën plenare më 6 qershor 2011.

Hetimi u kërkua nga deputetët e PASOK-ut të cilët kërkojnë hetimin e ish-ministrit të tyre (1996-2001) për veprat penale të "korrupsionit pasiv" dhe "pastrimit të parave në formën e blerjes dhe posedim të pronës, duke e ditur se rrjedh nga aktivitete kriminale".

Vetë ish ministri Tsohaxhopullos bëri kritika të ashpra për nismëtarët e kërkesës, i cilësoi akuzat të pabazuara, por gjithashtu foli për “përgjegjësi kolektive” në marrjen e vendimeve mbi nëndetëset.
Ai e përshkroi veprimin e Grupit Parlamentar të PASOK-ut “politikisht, moralisht dhe ligjërisht të papranueshëm". Ish ministri argumentoi se kontrata për nëndetëset ishte e dobishme për qeverinë dhe se është përligjur nga të gjitha qeveritë që pasuan. Edhe pse pranoi që ekziston një skandal rryshfeti sqaroi se "ai skandal nuk më prek mua". Sipas tij, ky veprim është tregues i një krize të thellë politike që po kalon PASOK në këtë periudhë dhe një përpjekje për të shpëtuar disa njerëz duke sakrifikuar disa të tjerë".

Skandali në fjalë është trajtuar prej kohësh nga mediat greke por edhe ato të huaja. Shumë gazeta e revista, ndër të cilat kryesisht gjermania “Der Spiegel”, kanë shkruar se ka emra të tjerë zyrtarësh të lartë të përfshirë në aferë, duke ndihmuar për realizimin me sukses të kësaj blerjeje. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger