X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » At Jani Trebicka thotë se kishte rënë dakord vetëm për 3 metra rrugicë, pa prekur varret

At Jani Trebicka thotë se kishte rënë dakord vetëm për 3 metra rrugicë, pa prekur varret

Written By The Informer on 4.29.2011 | 13:50

At Jani Trebicka ka pohuar para gjykatës se, nuk ka qenë dakord me hedhjen e betonit në territorin e varrezës së Boboshticës. I thirrur në cilësinë e dëshmitarit për çështjen “Boboshtica”,  kleriku ka treguar se ka pasur debate mes tij dhe kreut të organizatës minoritare “Omonia”, për faktin se punimet kishin filluar pa lejen e kishës brenda së cilës ndodhet varreza. Por më pas prifti ka thënë se ka rënë dakord vetëm për shtrimin e 3 metrave rrugicë me çakull, ndërkohë që pas largimit të tij punimet kanë avancuar. Prifti ka dëshmuar se aty ekziston një varrezë, edhe pse nuk dihet nëse i përket banorëve të fshatit apo murgjve të manastirit. At Jani Trebicka ka thënë se varreza identifikohej nga kryqet, ndërkohë që në periudha të ndryshme ka pasur dalje të eshtrave në sipërfaqe nga erozioni, sidomos në pjesën e kryqit. Ai ka dëshmuar se për punimet që kryheshin nga “Omonia” nuk është marrë asnjë leje. Madje sipas tij, u është kërkuar punëtorëve të mos punonin kur janë gjetur brenda territorit të manastirit. Megjithatë, At Jani Trebicka ka dëshmuar se punëtorët kanë vijuar me hedhjen e betonit, pavarësisht kundërshtimit të tij. “Unë gjeta punëtorët duke punuar në varrezë pa dijeninë time dhe të kishës. Ata më thanë se kanë urdhër nga ‘Omonia’ për të bërë rrugën. Unë i ndalova punimet. Ata fillimisht nuk kundërshtuan. Pas dy ditësh ngulën këmbë se do të vazhdonin punën, se kështu ishte biseduar me kryetarin e ‘Omonias’. Kishte revoltë nga fshatarët për të ndërtuar tek varret. Disa ishin kundër, se kishin varret e të afërmve, disa ishin dakord. Nisur nga kjo bëra një takim me kryetarin e ‘Omonias’ dhe i sugjerova të punonin në tre metra rrugicë, dhe kjo të shtrohen me çakull, që të mos kishte probleme apo dëmtime. Të nesërmen kam lënë porosi që të mos bëhen punime se aty kishte varre“, - ka dëshmuar para gjykatës At Jani Trebicka. Ai tha se fillimisht nuk kishte parë eshtra në sipërfaqen e territorit të varrezës. Por, sipas tij aty ka pasur varre, nisur nga kryqet. Në seancën e djeshme ka munguar dëshmitari tjetër i thirrur nga prokuroria, kryetari i komunës Drenovë, Flamur Sala. Gjykata ka vendosur që ai të thirret forcërisht për të dëshmuar në seancën e radhës.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger