X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Politika e Beogradit zyrtar vë në rrezik stabilitetin e rajonit!

Politika e Beogradit zyrtar vë në rrezik stabilitetin e rajonit!

Written By The Informer on 4.24.2011 | 05:55

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që ndarja e Kosovës të jetë pjesë e bisedimeve me palën serbe. Deklaratat e Borko Stefanoviçit për këtë çështje, ajo i quan provokim dhe propagandë që mund të rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

“Dihet qartë qëndrimi ynë. Koncepti i dialogut është për çështje teknike dhe asnjëherë nuk do të pranohen temat politike. Mund të them se idetë e tilla që kanë ardhur nga Serbia dhe z. Stefanovic janë ide destabilizuese për rajonin. Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës udhëhiqemi me politika progresive, për të forcuar stabilitetin dhe paqen në rajon, fqinjësinë e mirë, si rrugë për integrime evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Tahiri në një prononcim për të përditshmen Express.
Ajo ka mohuar që gjatë takimeve me palën serbe të ketë pasur tendenca për të diskutuar temën e ndarjes. “Jo, nuk ka pasur tendenca të tilla, sepse që nga takimi i parë – edhe një herë, pra, të gjitha palët kanë konfirmuar që kanë pranuar konceptin për një dialog teknik, që adreson çështjet praktike”, ka thënë Tahiri.
“Unë ia kam thënë z. Stevanovic pas vizitës në Kosovë dhe deklaratave të tilla të pamatura, që nuk i kontribuon suksesit të dialogut një retorikë propagandistike mediave, sepse qëllimi i dialogut është përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe afrimi i të dyja vendeve me BE-në, por edhe rritja e bashkëpunimit rajonal”, ka shtuar Tahiri.
Për më tepër, zëvendëskryeministrja Tahiri i quan provokuese deklaratat e shefit të delegacionit serb. “Deklaratat e tilla provokuese janë të dëmshme për dialogun dhe unë mendoj se në këtë rast z. Stefanovic duhet të jetë më i përgjegjshëm për t’i dhënë kontribut suksesit të dialogut”.
Tahiri ka thënë, po ashtu, se deklaratat e Stevanovicit janë vetëm për konsum të brendshëm politik. “Por ata e dinë qartë – edhe z. Stefanovic, edhe Qeveria serbe se dialogu që ka nisur në Bruksel ka karakter ekskluziv teknik dhe për këtë ata janë pajtuar paraprakisht. Sikur që jemi pajtuar edhe ne, edhe BE-ja. Fundja, edhe rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së flet për një dialog për çështje praktike në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe në interes të përafërmit të të dyjave vendeve me BE’në”, ka thënë Tahiri.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger