X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Thaçi: Jemi një milion shqiptarë në Maqedoni!

Thaçi: Jemi një milion shqiptarë në Maqedoni!

Written By The Informer on 4.24.2011 | 05:51

Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni, është e keqe, padyshim se këto tre vitet e fundit situata u keqësua tej mase. U varfëruan shqiptarët me të vetmin qëllim, t’i shpërngulin prej territoreve dhe tokave të veta. Kështu ka deklaruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, me rastin e një tubimi për riformatimin e Rinisë Demokratike Shqiptare.

“Po sillen maqedonasit sikur nuk ka zot shpije të shqiptarëve këtu, unë ju përkujtoj atyre se më 5 qershor ata do të ballafaqohen me zot shpije dhe do të jenë të detyruar ta pranojnë platformën e re të Partisë Demokratike Shqiptare, janë dy gjëra shumë të thjeshta që kërkon PDSH-ja. Nuk ka më vetëm ata të kolliten këtu, po të duan le të kolliten bashkë me ne ose do të rrezikojnë të humbin gjithçka. Nuk ka më të na shfrytëzojnë dhe eksploatojnë në shekullin 21 si në shekujt e mesjetës duke marrë tatime prej nesh dhe prej atyre tatimeve duke na kthyer 1 apo 2%”, citon Zhurnal fjalët e Menduh Thaçit.
“Ne nuk mund të lejojmë që ata të na trajtojnë si një pakicë ekstreme. Ne jemi një milion milet, një milion njerëz. Ne kemi kapacitete të mëdha shtet-formuese, kemi edhe kapacitet shtet-shpërbërës. Është rëndësishme që bashkërisht të kuptojmë se nuk mund të na përkrah as Shqipëria as Kosova as Amerika as Evropa, nëse ne bashkërisht nuk ngrihemi në këmbë dhe të demonstrojmë pakënaqësinë tonë”, ka thënë Thaçi.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger