X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Ish-ministri serb në gjyq për masakrën në Dubravë

Ish-ministri serb në gjyq për masakrën në Dubravë

Written By The Informer on 4.21.2011 | 04:05

BEOGRAD- Një ministër i cili e ushtronte këtë post në kohën e Milloshevicit së shpejti do të paraqitet në gjyq për krime lufte në Kosovë. Dragolub Jankovic, ministër i Drejtësisë në kohën e Slobodan Milloshevic dje është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që ka nisur Prokuroria Serbe për krime të luftës për shkak të vrasjeve të organizuara ndaj të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës, afër Istogut.

Sic bëjne me dije mediat kosovare të cilat citojnë të përditshmen serbe ‘Blic’, Jankovic është marrë në pyetje Gjykata Speciale e Beogradit për të dhënë shpjegime se përse ka dhënë urdhër që të burgosur serbë, të dënuar për vepra më të rënda penale, të transferohen nga burgjet e Serbisë në burgun e Dubravës në Kosovë në vitin 1999, ku siç thuhet në materialet hetimore, me armë zjarri kanë vrarë rreth 90 të burgosur shqiptarë, ndërsa kanë plagosur rreth 150 të tjerë. Ndërkohë sipas mediave vendase gjatë hetimeve është konfirmuar se të burgosurit serbë kanë shtënë mbi të burgosurit shqiptarë me revole dhe pushkë.


Një tjerër fakt interesant zbulohet gjatë hetimeve paraprake, sipas të cilave rreth 90 për qind të të burgosurve të kombësisë serbe, të cilët kanë marrë pjesë në krim pas këtyre vrasjeve masive, morën nga 15 deri 20 ditë pushim jashtë burgut. Nga ky pushim kurrë nuk u kthyen për të vuajtur dënimin me burg thotë një burim i gazetës i njoftuar me hetimet.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger